UBT

Musliu ngrit dyshimet që Serbia po furnizohet me dronë nga Irani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka ngritur dyshimet se Serbia po furnizohet me dronë nga Irani.

Musliu ka shpërndarë një postim ku thuhet se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi dhe se destinacion duhet të jetë Beogradi, Serbia, transmeton Telegrafi.

“Çfarë është kjo, a po blenë vërtetë Serbia dronë nga Irani”, ka shkruar Musliu.

UBT

Instituti “Octopus”, para disa javësh ka prezantuar në Prishtinë një analizë rreth sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Në analizën e përpiluar nga Instituti “OCTAPUS” theksohet se Serbia punon aktivisht në krijimin e botës serbe, ide e mbështetur nga Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve, si dhe e risjellë në vëmendje së fundmi nga Aleksandar Vulin, duke shprehur haptazi ambiciet territoriale dhe idenë e shkatërrimit të disa shteteve të rajonit, nga ku më të rrezikuarat vazhdojnë të mbeten Kosova, Mali i Zi si dhe Bosnjë-Hercegovina. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.