RCCOLA

Maliqi për rastin e Sanduloviq: E trishtueshme të kesh një fqinj kaq thellë të infektuar me nacionalizëm kriminal

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar arrestimin dhe rrahjen që i është bërë presidentit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Surduloviq. Ai tha se ky rast është një dëshmi e kriminalitetit të Serbisë, teksa shtoi se është e trishtueshme të kesh një fqinj kaq thellë i infektuar me nacionalizimin kriminal.

Tutje, Maliqi tha se shërbimet sekrete serbo-madhe nuk fshihen më.

Fundamenti

“Në Serbi, fashizmi është në pushtet në shtetin e thellë dhe në shumë institucione, i mbështetur nga mediat dhe lideri i madh dhe i vetëm, i cili 24 orë në ditë manipulon qytetarinë e fshatarizuar serbe, si Janusi modern, fjalaman, patetik, i përlotur, komiko shpotitls. Shërbimet sekrete serbo-mëdha nuk fshihen më, vrasin kundërshtarët e regjimit edhe fizikisht. Mënyra se si u rrah dhe u arrestua brutalisht presidenti i Partisë Republikane të Serbisë Surduloviq është një tjetër dëshmi e primitivitetit kriminal dhe pandjeshmërisë etë shërbimeve sekrete (publike) të Republikës së Serbisë, e cila padyshim po bëhet e sëmura kronike e Ballkanit Perëndimor. Turp dhe poshtërim për Serbinë Liridashëse! Është e trishtueshme të kesh si fqinj të parë një komb që është kaq thellë i infektuar me nacionalizmin kriminal…Respekt për guximin dhe përkushtimin e Surduloviqit për dashamirësi ndaj fqinjësisë së kombeve. Vdekje fashizmit Liri popullit”, shkroi Maliqi në një postim në “Facebook”. /Express/