FIDANISHTJA

Në Kamenicë organizohet tryeza me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të tryezës ishte informimi për gjendjen momentale e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës dhe Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte informimi për gjendjen momentale e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës dhe Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale.

Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Krijimi i një data baze me shënimet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës, Regjistrimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore në zonat kadastrale të Komunës, Rifunksionalizimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore, shfrytëzimi racional dhe vënia në shfrytëzim më qëllim të zhvillimit ekonomik lokal.

Uji Dea

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në tryezë kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Kthimi i materialeve arkeologjike nga komunat tjera komunës së Kamenicës, Hapja e rrugës për te kalaja e Kolinës, Rishikimi i listës të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë, hartimi i strategjisë komunale për mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore, hartimi i planit 3 vjeçar dhe rregullorja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, inicimi i dërgesave dhe kërkesave për ti vendosur objektet, monumentet në listën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore, etj.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, qytetar, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.

Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.