ARKATANA

Kosova nuk është e varfër për krerët e shtetit, përveç pagave – morën mijëra euro edhe mëditje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përveç pagesave për udhëtime zyrtare që krerët e institucioneve i bëjnë, që buxhetit të shtetit i kushtojnë mijëra euro, shuma të vogla nuk janë as mëditjet që ata i marrin.

Mbi 8 mijë euro është shuma që presidentja Vjosa Osmani mori para të gatshme si mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit për vitin 2023.

Në deklarimin e saj vjetor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), kjo shumë është me e madhe se e një viti paraprak, kur e para e shtetit mori mbi 7 mijë e 600 euro.

Më shumë shpenzime gjatë viti 2023 kishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili si mëditje mori afro 3 mijë e 600 apo gjashtëfishin e shumës së një viti më parë.

Ndërkaq, për kryeministrin Albin Kurti nuk ka asnjë të dhënë sa i përket mëditjeve.

Nga APK-ja, thonë se mungesa e informacionit të Kurtit për mëditje ndodh në dy raste, kur ai nuk ka pranuar të marrë mëditje për udhëtime jashtë vendit ose i njëjti ka shpenzuar nën 3 mijë euro, gjë që nuk e penalizon atë edhe nëse nuk e deklaron.

Fundamenti

Në anën tjetër, ministri Liburn Aliu mëditje për udhëtime jashtë vendi mori afro 5 mijë euro, shumë kjo pothuajse e njëjtë me një vit paraprak.

Buxhetit të shtetit, mëditjet e ministrit Ejup Maqedonci i kushtuan mbi 3 mijë euro.

Shumë gati të njëjtë mori edhe ministri Faton Peci, mbi 2 mijë e 500 euro.

Ndërkaq, ministri Xhelal Sveçla, gjatë viti 2023, shpenzoi mbi 2 mijë e 200 euro, shumë kjo më e vogël se në vitin 2022 kur i mori afro 3 mijë e 600 euro.

E shefi i kuletës, Hekuran Murati, u tregua më kursimtar. Ai mori mëditje mbi 1 mijë euro, shumë kjo e njëjtë me një vit paraprak.

Shumë përafërsisht të njëjtë mori edhe ministrja Albulena Haxhiu dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.