Mobi Casa

Muri i heshtjes

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Hamid Zaher është një farmacist i ri afganë, i cili tani jeton në Toronto, Kanada. Ai ka shpërfillur traditat afgane, duke shkruar një libër të sinqertë të kujtimeve për atë se si është të jesh një mashkull homoseksual në Afganistan. Ky libër nuk është publikuar kurrë në atdheun e tij, ku homoseksualiteti konsiderohet si vepër kriminale e dënueshme me vdekje.

Hamid Zaher është një farmacist i ri afganë, i cili tani jeton në Toronto, Kanada. Ai ka shpërfillur traditat afgane, duke shkruar një libër të sinqertë të kujtimeve për atë se si është të jesh një mashkull homoseksual në Afganistan.

Ky libër nuk është publikuar kurrë në atdheun e tij, ku homoseksualiteti konsiderohet si vepër kriminale e dënueshme me vdekje.

Zaher thotë se ai gjithmonë e ka ditur se është ndryshe. I rritur në një fshat afganë në vitet e 80-ta, ai e cilëson fëmijërinë e tij si një fëmijëri aspak të lumtur, pasi që ishte i detyruar të fshihte ndjenjat e tij të vërteta.

“Kur isha duke u rritur, nganjëherë më joshnin meshkujt. Por orientimin tim seksual nuk e kuptova deri në moshën 15 vjeçare”, rrëfen ai.

Hamid thotë se kur ishte fëmijë, ai gjithmonë e ka ndier vetën më mirë kur luante me vajzat e fshatit.

“Dëshiroja të shtiresha se nuk isha homoseksual. Por kjo nuk ishte e vërtetë, jetoja prapa një maske”, shton ai.

Në fund, tiparet femërore të Hamidit filluan të nxisin komente negative të miqve dhe të afërmve të tij.

“Filluan të më thërrasin Hamida, trajtën femërore të emrit tim”, thotë Hamid.

Gjatë viteve sa ishte student, Hamidi heshti në lidhje me orientimin e tij seksual, nga frika se ai mund të përndiqej dhe madje edhe të dënohej me vdekje, për faktin se ishte homoseksual.

Gjërat ndryshuan kur ai mbushi 25 vjeç dhe nëna e tij u përpoq ta detyrojë që të martohet. I pavullnetshëm për ta bërë këtë, ai u largua nga Afganistani, duke shkuar fillimisht në Pakistan, më pas në Iran dhe Turqi, për tu vendosur përfundimisht në Kanada, në vitin 2008.

“Nuk është e mundur që të jesh haptazi homoseksual në Afganistan. Do të vritesha nga të afërmit e mi, e të mos flasë fare për qeverinë”, thotë Hamid.

Libri i Hamidit, me titull “It is your enemy who is dock-tailed”, është një sulm kundër traditave konservatore dhe paragjykimeve, për të cilat ai thotë se e bënë të pamundur jetën e tij në atdhe.

RCCOLA

“E kam shkruar librin, për shkak se drejtat tona janë mohuar. Nuk dëshiroj që gjeneratat e reja në vendin tim të frikësohen për shkak të orientimit të tyre seksual”, thekson ai.

Edhe pse ndarja mes gjinive nënkupton se privatisht homoseksualiteti nuk është ndonjë dukuri e panjohur në Afganistan, megjithatë publikisht nuk ekziston asnjë komunitet i homoseksualëve.

Profesori Davood Ravish, një sociolog në Universitetin e Kabulit, thotë se është e pamundur të dihet numri i saktë i meshkujve homoseksualë në Afganistan, ngase njerëzit janë tejet të frikësuar për t’u shprehur publikisht.

“Është kjo një stigmë e madhe në Afganistan. Njerëzit homoseksualitetin e konsiderojnë si akt të pamoralshëm. Sipas ligjit, njerëzit e përfshirë në këto akte mund të dënohen me vdekje”, thotë Ravish.

Versioni në gjuhën perse i librit të Hamidit, i cili është publikuar në vitin 2009, ka hasur në një mur të heshtjes në Afganistan.

Edhe pse e ka pasur të pamundur që të shpërndajë librin e tij në atdhe, Hamid e ka vënë librin në dispozicion pa pagesë online në Internet. Por tema e homoseksualitetit është aq temë tabu, sa që askush nuk dëshiron të komentojë librin apo të pranojë se e ka lexuar atë.

Zyrtarët afganë për të drejta të njeriut, të kontaktuar nga BBC-ja, refuzuan të komentojnë se a kanë kërkuar ndonjëherë ndihmë afganët homoseksual nga ata.

“Afganistani është një territor i ndaluar për homoseksualët. Zbulimet e Hamidit janë një revolucion në Afganistanin e sotëm”, theksoi një aktivist për të drejta të njeriut, i cili deshi të mbetet anonim.

Por sinqeriteti i Hamidit ka pasur një çmim të lartë. Familja e tij e ka zhbirësuar atë dhe ai më nuk ka pasur kontakte me asnjë anëtar të familjes së tij.

“Vëllezërit e mi kërkuan nga unë që mos ta botoj librin. Por unë nuk desha që të shtyp edhe më tutje ndjenjat e mia. Doja të isha zëri i parë i homoseksualëve afganë”, thotë ai.

Hamid thekson se largimi nga familja është një çmim, i cili ja ka vlejtë të paguhet.

“Kam përmbushur një obligim dhe natyrisht, jeta në Kanada ma ka mundësuar këtë. Isha i gatshëm të vdesë, por jo të fshehëm edhe më tutje. Jam ai që jam. Jam i lumtur që kam mundësi që ta jetojë jetën që dëshiroj, e jo të jetoj jetën, të cilën e dëshiron familja dhe shoqëria për mua”, nënvizon Hamid. (BBC)