UBT

Menduh Thaçi: Jam i sigurt se pozicioni i Kurtit do të ndryshojë, në balotazh do ta mbështesë Pendarovskin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi, tha se ka informata se kryeministri Albin Kurti, që mbështet koalicionin VLEN në zgjedhjet presidenciale atje, tash në balotazh do ta mbështesë presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

“Unë jam plotësisht i sigurt që edhe pozicioni i tij tash do të ndryshojë në raport me Maqedoninë e Veriut. Informatat e mia flasin se presidentit të tanishëm, Stevo Pendarovski, i ka premtuar mbështetje në rundin e dytë. E dyta, jam plotësisht i sigurt që Kurti do të mbështesë kushtëzimin institucional të shqiptarëve për të qeverisur me maqedonasit me ndryshimin e Kushtetutës – se çdo veprim tjetër do të ishte jashtë logjikës politike dhe jashtë përcaktimin kombëtar të shqiptarëve. Kështu që, nuk është të arsyeshme më të polimizoj me të”, tha ai për Euronews Albania.

Ai tha se Kurti ka “dështuar politikisht” në Maqedoninë e Veriut dhe thotë se me të dëshiron “ta mbyllë” polemikën.

Fundamenti

“Askënd nuk e ndihmoi vetëm garën e bëri më të fortë brenda. Pasojat janë më të mëdha dhe më të rënda – sigurisht për ata. Dua ta mbyll polemikën me zotëri Kurtin, kemi fituar – pa sarkazmë – nuk e ndiej veten mirë që ai ka dështuar politikisht në angazhimin e tij”.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, PDSH e Menduh Thaçit hyri në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), Partinë Demokratike Evropiane (PDE) dhe Lëvizja Populli (LP), të cilat përbënin koalicionin “Fronti Evropian”. Ky koalicion kandidoi me Bujar Osmanin për president.

Ndërkaq, Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje ishte angazhuar në mbështetje të koalicionit VLEN që kandidoi për president me Arben Taravari./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.