Uje Dea

Kamenica prezanton udhëzuesin për Prokurim Publik Strategjik

Kamenica prezanton udhëzuesin për Prokurim Publik Strategjik

Kamenicë – Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me organizatën RE-Act Lab, ka prezantuar udhëzuesin për Prokurim Publik Strategjik, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet dy palëve.

Në këtë takim morën pjesë kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Kamenicës, Arbnore Beqiraj-Fera, drejtorë dhe zyrtarë komunalë.

Përmes Prokurimit Publik Strategjik synohet që, krahas kritereve ekonomike, në procedurat e prokurimit të përfshihen edhe kriteret mjedisore, sociale dhe inovative. Kjo qasje mundëson që gjatë përzgjedhjes së ofertave të mos merret parasysh vetëm çmimi, por edhe ndikimi afatgjatë që investimet dhe shërbimet mund të kenë në mjedis, shoqëri dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Uje Dea

Gjatë takimit u diskutua rëndësia e zbatimit praktik të kësaj qasjeje, mundësitë që ajo ofron për institucionin, si dhe roli i drejtorive komunale në identifikimin e nevojave dhe integrimin e kritereve strategjike në proceset e ardhshme të prokurimit.

Komuna e Kamenicës synon që përmes këtij modeli të rrisë efikasitetin në shpenzimin e buxhetit publik, të përmirësojë cilësinë e investimeve dhe shërbimeve, si dhe të sigurojë që çdo euro e shpenzuar nga buxheti komunal të krijojë sa më shumë vlerë për qytetarët.

Bashkëpunimi me organizatën RE-Act Lab konsiderohet një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të praktikave institucionale dhe ndërtimin e një kulture të re të planifikimit dhe menaxhimit të parasë publike, ku në qendër të vendimmarrjes mbeten interesi publik dhe zhvillimi i qëndrueshëm i komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.