Fundamenti

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditëve në vazhdim moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa nga data 19 pritet të stabilizohet.

Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që lamë pas.

Temperaturat sot do të sillen nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Mobi Casa

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, edhe nga veriu dhe juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës. /Telegrafi/