Mos ikë nga toka mëmë
Edhe të varfrit në tokën mëmë, Sytë i shohin kaltërsi e shpresë
Në buzëqeshje pikon shije nëne
Aromë e saj të mbanë gjallë
Që është themel i gurit të parë
Aty ndien lumturinë që jeton
E larg ndien heshtjen e vdekjes
Pa erën e tokës që të mbulon
Në tokën mëmë është trupi
Me gjymtyrë me fruta dashurie
Toka e mbetur djerrë të mallkon
Dhe kur je larg saj të quan tradhtar
Aty është thesari i vjetër e i ri
Mos ik nga toka Mëmë
Ajo është gjaku i brezave
Zef Mulaj poet


