UBT

“Më e bukura”, Çitaku: Revoltës ndaj Speciales po i prijnë të rinjtë, ata dalin për UÇK’në e lirinë, jo për parti- Faleminderit nga zemra

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me protestat kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë se dhimbja përballë marrëzisë dhe padrejtësisë nga Specialja, ka shkaktuar revoltë në Kosovë.

Çitaku, ka shtuar se, më e bukura është se kësaj revolte po i prijnë të rinjtë.

“Fëmijët e lirisë. Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet. Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri’’, ka shkruar ajo.

Postimi:

Dhimbja përballë marrëzisë dhe padrejtësisë në Gjykatën Speciale ka shkaktuar revoltë në Kosovë.

E më e bukura është se kësaj revolte po i prijnë të rinjtë.

Fëmijët e lirisë.

Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet.

ARKATANA

Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri.

Fëmijët e lirisë, të pakontaminuar nga rrëfimet e fabrikuara për UÇK-në.

Ata veprën e UÇK-së nuk e njohin vetëm nga librat apo nga tregimet tona. Ata e jetojnë çdo ditë. E jetojnë në lirinë e tyre, në mundësitë e tyre, në të drejtën për të ëndërruar, për të folur, për të protestuar e për ta ndërtuar jetën e tyre në një shtet të lirë.

Ata nuk e mbajnë mend Kosovën pa liri. Sepse kanë lindur në të.

Dhe pikërisht për këtë, sot po e mbrojnë atë me zërin e tyre.

Faleminderit nga zemra. ❤️

Mbrapa na keni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.