ARKATANA

Kamenicë: Kuvendi Komunal zhvillon dëgjimin e fundit publik për Draft-Buxhetin 2027

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur dëgjimin buxhetor për prezantimin dhe diskutimin e Draft-Buxhetit të Komunës për vitin 2027, si dhe parashikimet buxhetore për periudhën 2027–2029.

Dëgjimin e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa në takim morën pjesë Drejtoresha e Financave dhe Buxhetit, Arditë Dërmaku, Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Morina, zyrtari Selami Zylfiu, zyrtarë të tjerë komunalë dhe qytetarë.

Beqiraj-Fera theksoi rëndësinë e këtij procesi, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për dëgjimin e fundit publik para shqyrtimit dhe miratimit të Draft-Buxhetit në Kuvendin Komunal.

“Ky dëgjim buxhetor është një nga hapat e fundit para shqyrtimit dhe miratimit të Draft-Buxhetit për vitin 2027 në Kuvendin Komunal. Përmes këtyre dëgjimeve kemi synuar që qytetarët të kenë mundësinë të shprehin kërkesat dhe prioritetet e tyre, të cilat duhet të jenë pjesë e planifikimit dhe zhvillimit të Komunës sonë. Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar me propozimet e tyre gjatë këtij procesi”, ka thënë ajo.

Më pas, Drejtoresha e Financave dhe Buxhetit, Arditë Dërmaku, prezantoi në pika të shkurtra Draft-Buxhetin për vitin 2027.

FIDANISHTJA

Sipas Dërmakut, hartimi i buxhetit është zhvilluar përmes disa fazave të konsultimit publik dhe dëgjimeve me qytetarë.

“Ne fillimisht kemi pranuar dy qarkore buxhetore nga Ministria e Financave. Më pas kemi mbajtur dëgjimet buxhetore, 24 dëgjime gjithsej, pothuajse në të gjitha lokalitetet. Në këto dëgjime kemi pranuar kërkesat e qytetarëve, të cilat jemi munduar t’i inkorporojmë në buxhetin për vitin 2027. Buxheti për vitin 2027 do të jetë 15 milionë e 329 mijë e 208 euro”, ka deklaruar Dërmaku.

Pas prezantimit të Draft-Buxhetit, qytetarëve dhe të pranishmëve iu dha mundësia të parashtronin pyetje, sugjerime dhe kërkesa lidhur me planifikimet buxhetore për vitin e ardhshëm.

Meqë nuk pati pyetje, propozime apo diskutime të tjera nga të pranishmit, dëgjimi buxhetor u përmbyll. Draft-Buxheti pritet të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Komunal të Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.