Fundamenti

Rektori Hajrizi ishte i ftuar për vizitë zyrtare në Universitetin Mjekësor Paracelsus në Salzburg

/ 2 minuta lexim
HW

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar për një vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë, gjegjësisht në Paracelsus Medizinische Privatuniversität, një nga institucionet më të njohura në fushën e mjekësisë në Evropë.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi prezantoi ekosistemin e integruar që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin, me fokus të veçantë në fushën e mjekësisë dhe teknologjive të avancuara.

Rektori Hajrizi prezantoi zhvillimet më të fundit të UBT-së në ndërtimin e një infrastrukture moderne akademike dhe kërkimore, si dhe rolin e institucionit në përgatitjen e profesionistëve të rinj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe krijimi i urave të reja mes institucioneve akademike për avancimin e dijes dhe inovacionit.

Fundamenti

Rektori Hajrizi gjithashtu u ftua ceremoninë solemne të inaugurimit të rektores së re të këtij universiteti, Annemarie Weißenbacher, e cila më 26 mars 2026 mori zyrtarisht drejtimin e institucionit, duke marrë përgjegjësinë e plotë shkencore, strategjike dhe organizative.

Në këtë ceremoni të mbajtur në ambientet prestigjioze të Salzburger Residenz, morën pjesë përfaqësues të lartë nga universitetet mjekësore austriake dhe ndërkombëtare, partnerë institucionalë, përfaqësues nga politika, shkenca dhe ekonomia, si dhe bashkëpunëtorë të rëndësishëm ndërkombëtarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.