FITORJA

Mesazhi i Arbër Ismajlit: Ky është një besim që më obligon dhe më motivon për punë e përkushtim të pa kompromis

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me nderin më të madh pranoj nominimin si kandidat për kryetar të ardhshëm të Komunës së Gjilanit nga strukturat e LDK-së. Faleminderit kryetarit të LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të degës në Gjilan, Lutfi Haziri për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Mirënjohje të veçantë për çdo nëndegë në çdo pëllëmbë të Gjilanit, aty ku zëri juaj më obligon dhe më jep përgjegjësi t’ju përfaqësoj ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Me nderin më të madh pranoj nominimin si kandidat për kryetar të ardhshëm të Komunës së Gjilanit nga strukturat e LDK-së. Faleminderit kryetarit të LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të degës në Gjilan, Lutfi Haziri për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Mirënjohje të veçantë për çdo nëndegë në çdo pëllëmbë të Gjilanit, aty ku zëri juaj më obligon dhe më jep përgjegjësi t’ju përfaqësoj.

Ky është një besim që më obligon dhe më motivon për punë e përkushtim të pa kompromis. Gjilani ka nevojë për bashkim, për vizion të qartë dhe për energji të reja që sjellin ndryshim. Ftoj çdo qytetar të Komunës së Gjilanit, anë e kënd, që të bëhen pjesë e kësaj rruge të përbashkët. Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe përparimit. Koha e ndarjeve ka kaluar dhe tani është koha e bashkimit për qytetin tonë.

FIDANISHTJA

Do të jem zëri dhe fuqia e secilit që beson në një të ardhme më të mirë.
Ky nominim është përgjegjësi e madhe dhe premtim për punë të pandalshme. Bashkë, me unitet dhe vizion të qartë, do ta kthejmë Gjilanin aty ku e meriton. Na pret një rrugë sfiduese, por me energji të reja ku me punë dhe vendosmëri do t’ia dalim bashkë. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, të gjitha strukturave dhe gjeneratave që të bëhemi bashkë. Gjilani meriton shumë më shumë dhe ne bashkë këtë rrugëtim do ta bëjmë realitet. Fitorja është e përbashkët, për Gjilanin që e duam të gjithë.

Me përulësi, i juaji, Arbër R. Ismajli, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve tanë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.