UBT

Shyqeri Mahmuti, polici që u kujdes për sigurinë në Grykën e Karadakut dhe kudo në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në një aksident trafiku që ndodhi të martën në rrugën Prishtinë – Gjilan, pranë liqenit të Badovcit, humbi jetën polici nga Gjilani, Shyqeri Mahmuti i cili së fundit shërbente në stacionin policor në Zhegër. Shyqeri Mahmuti ishte polic i sinqertë, i edukuar dhe i cili e donte profesionin. Bashkëvendësi e tij flasin me admirim për kontributin e tij në ruajtjen dhe sigurinë e Grykës së Karadakut.

Shyqeri Mahmuti po voziste me një “Renault”, derisa u përplas për vdekje me dy automjete të tjera, një veturë dhe një kamion.

Gjilanasit dhe të gjithë kolegët e tij dhe miqtë u shtangën ky lajm tragjik me humbjen e një polici, atdhetari dhe profesionisti të çmuar të policisë së Kosovës dhe në veçanti policisë gjilanase dhe të asaj në Zhegër.

Uji Dea

Qahil Halili bashkëvendës dhe veprimtar në fshatin Zhegër, e ka kujtuar me fjalë të mëdha Shyqeri Mahmutin, tashmë të ndjerë.

“I përhershëm do të jetë kujtimi për ty Shyqeri Mahmuti. Faleminderit për punën dhe përkushtimin që e ke bërë, në ruajtjen dhe sigurinë në Gryken e Karadakut dhe Kosovës. Zoti të Shpërbleftë me Xhenet. Ngushëllime familjes Mahmuti dhe të gjithë atyre që të njohën” ka shkruar Halili./rajonipress/