PDK: Gjilanin e shpëtojnë vetëm zgjedhjet nacionale dhe komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – E vërteta për investimet në sportin e Gjilanit, për tri projektet e dështuara komuna po i humbë mbi 9.4 milion euro buxhet për dy vite 2023/2024 thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Atëherë, kur punohej në Gjilan njëkohësisht në dhjetëra projekte kapitale, kishte shumë ankesa nga të gjitha palët për mungesë të buxhetit të mjaftueshëm për komunën tonë.

UBT

Sot, kur kemi në pushtet njerëz të dështuar dhe nuk punohet në asnjë projekt serioz, normalisht që ka shumë ankesa për humbje të dhjetëra miliona euro buxhet i planifikuar për Gjilanin.
Vetëm për tri projektet e sportit, keq qeverisja e VV-së po ia humbë Gjilanit 9.4 milion euro buxhet i ndarë për këto investime
6 milion euro buxhet të pashfrytëzuara për stadiumin e Gjilanit 2023/2024
2.4 milion euro buxhet i pashfrytëzuar këtë vit për palestrën e sporteve Bashkim Selishta,
1 milion euro buxhet për palestrën e sporteve në ZHEGËR
Në vitin 2023 suficiti ishte 28 milion euro për projektet e Gjilanit, këtë vit do të ketë edhe më shumë miliona euro tjerë buxhet të pashfrytëzuar.
Gjilanin e shpëtojnë vetëm zgjedhjet nacionale dhe komunale

https://www.facebook.com/watch?v=441840508874377