Fidanishtja

Gjilani edukon nxënësit për situatat emergjente, ligjërata vetëdijesuese në shkollën “Abaz Ajeti”

Gjilani edukon nxënësit për situatat emergjente, ligjërata vetëdijesuese në shkollën “Abaz Ajeti”

Gjilan – Rritja e vetëdijesimit dhe përgatitja e nxënësve për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente po vazhdon të jetë në fokus të aktiviteteve të institucioneve komunale në Gjilan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, më 12 nëntor 2026, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka organizuar një ligjëratë edukative me nxënësit dhe personelin mësimor të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve emergjente, si dhe me mënyrat e duhura të reagimit në raste të fatkeqësive dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq prezantuan teknikat dhe mënyrat e ofrimit të ndihmës së parë, duke u ofruar nxënësve njohuri bazike për reagimin në raste të lëndimeve dhe emergjencave shëndetësore.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës informuan të pranishmit për rolin dhe mbështetjen e Policisë në situata emergjente, ndërsa pjesëtarët e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit prezantuan pajisjet dhe mjetet profesionale që përdoren gjatë intervenimeve në raste zjarresh, aksidentesh në komunikacion, vërshimesh dhe tërmetesh.

Përmes këtyre ligjëratave synohet që nxënësit të fitojnë njohuri praktike, të vetëdijesohen për rreziqet e mundshme dhe të jenë më të përgatitur për të vepruar me qetësi, përgjegjësi dhe në mënyrë të drejtë në situata emergjente.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet është pjesë e një cikli ligjëratash edukative që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë edhe shkollat e tjera të Komunës së Gjilanit.

Përgatitja e brezave të rinj për situata emergjente konsiderohet një investim i rëndësishëm në sigurinë e komunitetit, pasi njohuritë dhe reagimi i duhur mund të bëjnë dallimin në momentet kritike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.