Uji Dea

Në Gjilan fitoi emri i Albin Kurtit, Luta u ndëshkua nga qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan ka fituar LVV sepse janë zgjedhjet nacionale ku fiton Albin Kurti, dmth emri i tij, LDK-ja në çdo proces zgjedhor është duke rënë si subjekt politik shkaku i Lutës, sepse qytetarët nuk harrojnë sa dëme i ka ba Luta komunës së Gjilanit thotë Isa Agushi.

Isa Agushi nga BNA mendon se zgjedhjet nacionale me ato komunale dallojnë shumë.

Mobi Casa

“Unë si Kryetari i BNA-së i uroj VV dhe Albin Kurtit fitoren në këto zgjedhje parlamentare. Verdikti i sovranit duhet respektuar dhe përshëndetur.
Tani ka ardhë koha e BNA-së që të qeveris me Gjilanin sepse të gjithëve deri më tani u`a kemi dhanë besimin pa dallim dhe ne si komunë kemi mbetur shumë mbrapa, në krahasim me komunat tjera në nivel vendi” tha Agushi.

“Të parët tanë kanë thënë kush të rren dhe mashtron njëherë ai prap ka me të rrejt dhe mashtrue, prandaj është koha e duhur ta bëjmë ndryshimin e qeverisjes të komunës me njerëzit më të mirë që i ka Gjilani.
Klaneve, grupeve, mashtrimeve dhe rrenave ju ka ardhë fundi me BNA-në.
Ftoj të gjithë qytetarët e komunës të na bashkëngjiten në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në Nëntor për ta bërë ndryshimin e madh dhe të shumë pritur” tha Agushi./rajonipress/