Fidanishtja

Gjilani shënon 28 Nëntorin me homazhe te Kodra e Dëshmorëve dhe seancë solemne

Gjilani shënon 28 Nëntorin me homazhe te Kodra e Dëshmorëve dhe seancë solemne

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me homazhe te Kodra e Dëshmorëve, në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e atdheut.

Përfaqësuesit komunalë dhe pjesëmarrësit kanë bërë homazhe pranë memorialit, duke kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit, të cilët dhanë kontributin e tyre për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Aktivitetet për shënimin e kësaj date të rëndësishme historike kanë vazhduar me mbajtjen e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku është përkujtuar rrugëtimi historik i shqiptarëve dhe përpjekjet e brezave për liri, pavarësi dhe shtetformim.

Hidromorava

28 Nëntori, si njëra ndër datat më të rëndësishme të kalendarit kombëtar shqiptar, simbolizon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, ngritjen e flamurit kombëtar dhe vazhdimësinë e përpjekjeve shqiptare për liri e dinjitet.

Përmes këtyre aktiviteteve, Gjilani ka shënuar Ditën e Flamurit, duke përcjellë mesazhin e respektit për të kaluarën historike, nderimit të dëshmorëve dhe ruajtjes së unitetit e identitetit kombëtar.

Lavdi dëshmorëve të kombit! Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.