UBT

Skandaloze: Mirëmbajtësi i parkut denoncohet në polici pse mbrojti vetën nga qentë endacak

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Avdil Ibishi është punëtor që mirëmban parkun e qytetit. Një njeri shumë punëtor dhe angazhues i pashoq. Edhe pse në karrocë ai kurrë nuk ndalet së punuari. Për të mbrojtur nga qentë endacak që janë në numër të madh i është dashur të përdorë edhe fishekzjarr, për çka është denoncuar në polici nga një qytetare gjilanase.

Avdil Ibishi duhet të mbrohet me të gjitha mjetet, e jo të denoncohet në polici, një skandal ky i papresedan.

Avdil Ibishi është person që lëvizë me karrocë, por punon aq shumë sa që i gjithë qyteti ia kanë lakmi.

Ibishi ka bërë një reagim publik të shtunën të cilin po e botojmë në tërësi.

Reagimi:

Uji Dea

Informim për opinionin publik

Unë Avdil Ibishi punëtor i parkut të qytetit gjatë mëngjesit të sotshëm unë detyrohem që me veti të kem bombica për tu mbrojtur nga qentë endacak, për çudi sot me kërkesë të një qytetareje e cila kujdeset për qentë endacak më denoncon në policin e Kosovës.

Pas intervistimit në polici vije në përfundim se një qen endacak ka ma shumë vlerë se Avdyl Ibishi.

Apeloj te kryetari i komunës Alban Hyseni te drejtori i shërbimeve publike pas 17 viteve punë detyrohem të marr masa për ndërprerjen e punës shkaku i qenve endacak.