Kurti: Në Vlorë u shpall krijimi i shtetit të pavarur shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Përmes një mesazhi nga Vlora, qyteti ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Kurti ka kujtuar ngjarjen historike të udhëhequr nga Ismail Qemali.
“Në Vlorën e Pavarësisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali, e shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ditëlindjen e të cilit po e festojmë sot. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, ka shkruar Kurti.

