Uji Dea

Maliqi i LDK-së: LDK nuk mundët të bëhet pjesë e së keqes të një kryetari që nuk ka ide se si të menaxhoj mjetet e taksapaguesve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kur një kryetar e përcjell në vazhdimësi suficiti, në një komunë ku qytetarët kanë kërkesa të shumta, aty vërehet paaftësia e kryetarit, bashkë me ekzekutivin që nuk kanë ide se çka kërkojnë qytetarët ka thënë Latif Maliqi asambleisti i LDK-së.

Maliqi tha për rajonipress se LDK dihet botërisht që është parti institucionale dhe asnjëherë nuk është bllokuese e aq më pakë kur është në pyetje projektligji për buxhetin.

Fundamenti

“Po gjithmonë kërkon që të mos shkelet ligji dhe të respektohen normat ligjore që projekt ligji për buxhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e komunës tonë. Ne i kemi bërë të ditur kërkesat tona aty ku e kemi parë që po shkelet ligji dhe aty ku po keqpërdoren taksat e qytetarëve. LDK nuk mundët të bëhet pjesë e së keqes të një kryetari që nuk ka ide se si të menaxhoj mjetet e taksapaguesve. Kur një kryetar e përcjell në vazhdimësi suficiti, në një komunë ku qytetarët kanë kërkesa të shumta, aty vërehet paaftësia e kryetarit, bashkë me ekzekutivin që nuk kanë ide se çka kërkojnë qytetarët” tha Maliqi.

“Pastaj është jo normale se siç i kanë caktuar disa prioritete pa e organizuar asnjë dëgjim publik me qytetarët nëpër fshatra e lokalitete. Populli thotë që ata përtacët që qohen në mëngjes e kërkojnë punë dhe e lusin zotin që mos të gjejnë për, fatin e keq kjo po e përcjellë qeverisjen tonë lokale” tha Maliqi./rajonipress/