KKVITI

Freiburgu nuk i dha minuta hiç sezonin e kaluar, Muslija kërkon skuadër të re

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është duke punuar me menaxherët e tij për gjetjen e një skuadre të re gjatë merkatos së verës.

Muslija sezonin e kaluar luajti veç nëntë ndeshje në Bundesliga me ekipin e Freiburgut, shkruan Indeksonline

Minutat e pakta e kanë bërë mesfushorin të kërkoj skuadër të re dhe tashmë po i shikon mundësitë.

Uji Dea

Ai ka interesime nga skuadrat gjermane dhe turke.

Muslija ka kontratë me Freiburgun deri në vitin 2028, kurse vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.8 milionë euro./Indeksonline/