Fundamenti

Me zogjtë e filharmonisë së pranverës

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Avdush Canaj, Porta e këngës, vargje për fëmijë e të rinj, Faik Konica, Prishtinë, 2017.

Nga Veli Veliu – Nga porta e këngës drejtpërdrejt hyjmë në kopshtin më të blertë të jetës. Pranvera, stina më e dashur, me buzëqeshjet e diellit na mahnitë me zogjtë e bukur këngëtarë që i qëndisin me kujdesin më të madh çerdhet e reja në pemën e jetës. Mes luleve ahumëngjyrëshe shtrihet dashuria me flatra, puthjet hapin petale gëzimi, dhe në qerpikët e zambakut poeti i gjen vargjet më të bukura.

Pra, siç shihet, nga temat dhe motivet e trajtuara, në këtë vëllim poetik të Avdush Canajt, kemi të bëjmë me një botë të larmishme, ku shtatë ngjyrat e ylberit të magjepsin lart mbi valsin e blert të barit. Kjo lojë në krahët e imagjinatës shtrihet në hapësirë të gjerë nga toka lart në qiell dhe nga qielli poshtë në tokë. E si mos të kënaqet shpirti i etur, kur shëtitja e këndshme në binarq ngjyrash është aventurë më interesante, sepse mbi ato rrota rrëshqet treni i buzëqeshjeve. Raporti i natyrës m qeniet e gjalla është i lidhur ngushtë ngase në një vend e kemi florën dhe faunën duke i dhënë atribute të qenieve të gjalla.

Autori i hulumton fshehtësitë e lojës nga lartësitë e maleve deri në bregdet! Etja na shpie përtej maleve e fushave për dashurinë e kaltër që të shalohen valët lozonjare. Nga loja në brendi të kontinentit ndodh mrekullia kur fluturojnë raketat e dëshirave që vejnë në shënjestra femrat me fat. Ose nëse femra e lëshon në ajër raketa ndalet në në zemrën e ndonjë bandilli. Pastaj loja merr zjarr në planetin e ëndrrave të reja. Në sferat më të larta të gëzimit shihen edhe pjatat fluturuese dhe madje na shkon te jashtëtokësorët. Me këto qenie të vërteta apo të trilluara nuk merret poeti i shquar Avdush Canaj! Shpirti poetik shkrihet ngadalë brenda jehonës së botës së fëmijëve! Ai i vëren dallimet e mëdha në jetën shoqërore të kësaj kohe: Të pasurit jetojnë me të gjitha të mirat, ndërsa të varfërit gjallërojnë në kushtet tejet të vështira, mëzi mbijetojnë me hallet e rënda të jetës së mjerë!

Në poezinë me vlera të larta artistike: Ndoshta diku larg,pikasen më së miri dy klasat e papajtueshme mes vetë:

Ti që luan me lodra yjesh,
në dhomën e ngrohtë
ndoshta diku te kasollet më llamarinë
një zog si ti
nga të ftohtit mërdhinë!

Në këtë poezi spikatet fuqia e shprehjes figurative, mes gjërave të thjeshta e të rëndomta duke zbritur nga pambuku i reve në koshin e plehrave!. Këto dy kontraste të zogut të pasur dhe zogut të uritur janë veçori të jetës sonë që herë pas here na bëjnë të ndihemi keq dhe të shpërthejmë emocionalisht, pse kjo pabarazi të na të na shoqërojë në shoqërinë e sotme demokratike?! A mund të rregullohet kjo gjendje shpejt e shpejt me një shkop magjik sa i mbyllim e i hapim sytë!?

Eco Higjiena

Një cikët në vete janë poezitë e kohës së errët, ku Ujqit e mesjetës bëjnë kërdi në vatrat tona! Këtu humbet çelësi i gëzimeve dhe më nuk e shohim duke u valvitur në lartësi Flamuri i buzëqeshjeve, e as e shohim bozhurin, Princeshën e grunajave në gjirin e hapur të natyrës, sepse ndodh hataja dhe autori kështu rrëfehet dhimbshëm:

Nga tavani i kullës
Kam parë hatanë
Kur erdhën
Ujqit e mesjetës!
S`lanë gurë pa rrotulluar!

Këto vargje në rrafshin e komunikimit janë pak të rënda për botën e fëmijëve, sepse shpalosin akte të dhunës! Flaka e luftës së pabarabartë ishte e pamëshirshme. Në vendin tonë ndodhin ngjarje të pabesueshme: vrasje e djegie të vendbanimeve, kurse parapa asaj makinerie luftarake mbetet tymi dhe hiri i tmerrit!

Lexuesi, sidomos i moshës së njomë, pasi ta qetësojë vetën bindet se këto skena duhet t`I përjetojë me të vetmin qëllim që kurrë të mos përsëritet historia më e re. Brenda kësaj atmosfere të zymtë, autori ia shton dhembjet e një ë një kohë pak më të largët, kur poeti ishte në lule të rinisë: Një korb krrokatë jashtë: poeti në pranga, dergjet në qeli dhe kur s`e kishte asnjë komunikim me të afërmit, ka kush e viziton:

Kur vesonte shi
flutura ime
erdhi në qeli,
më puthi më rruazat në varg:
Liria s`është larg!

Këto vargje me tinguj e vuajtjes godasin fort në brigjet e shpirtit! Nga tufa e poezive me këto motive më e rënda është poezia letër nënës nga burgu! Me torturat më çnjerëzore që i përjeton në hetime, dënuari mezi mbetët gjallë!Vetëm dashuria e nënës hallemadhe nuk e lë të vdesë! Nga kjo atmosferë e zymtë që e rrit ndjeshmërinë te lexuesi me ndodhi tronditëse, autori e ka parë të arsyeshme ta largojë në një hapësirë të blertë, ku sërish gjallëron jeta. Lojë dritash e fluturave dhe çdo cicërimë e ëmbël vesh më vesh pothuajse merret vesh se prek shumë zemra të etura, por nuk i kapërcejnë caqet e lojës zbavitëse që i bën më të hareshme në jetë.

Në fund , këtë shkrim mund ta përmbylli me këtë konstatim: gurrën frymëzuese që derdhet në kopshtin e jetës poeti Avdush Canaj e shfrytëzon mirë. Aty, ai, me këmbëngulje kërkon dhe i gjen figurat dhe metaforat e reja, kurse nga mjetet poetike më shumë përdoret personifikimi. Prandaj me të drejtë kritika letrare e ka vërejtur se vargu i tij shquhet për frymën e re dhe lirizmin e hollë në letërsinë për fëmijë e të rinj./rajonipress/