KKVITI

Historia e suksesit të studentes nga drejtimi Media dhe Komunikim në UBT, Rinetë Makolli – tashmë menaxhere e marketingut në “Agimi Company”

/ 2 minuta lexim

Rinetë Makolli, studente në nivelin master në Media dhe Komunikim në UBT, është një shembull frymëzues i suksesit dhe arritjeve në botën e komunikimit dhe marketingut.

Ajo tash e një kohë është duke punuar në pozitën Head of Marketing në Kompaninë vendore “Agimi Company”, duke e çuar përvojën e saj në një nivel të lartë drejt udhëheqjes.

Në këtë rol, Makolli ka pasur përgjegjësi në krijimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të rritur prezencën dhe ndikimin e kompanisë në treg, duke përfshirë zhvillimin e kampanjave të personalizuara, përdorimin e teknologjisë inovative, dhe ndërtimin e një ekipe të përkushtuar të marketingut.

Rineta thotë se studimet e në drejtimin Media dhe Komunikim në UBT kanë shërbyer si një rrugë udhëzuese që e kanë ndihmuar në ndërtimin e një bazë të fortë të dijes dhe aftësive profesionale.

Fundamenti

“Përmbajtja e programit studimor ka përfshirë edhe aktivitete jashtëkurrikulare dhe konferenca tematike, duke më lejuar të pasurojë dijen dhe perspektivat e mia. Gjithsesi, studimet për profilizim në profesion kanë shërbyer si stimulim në pasionin dhe kërkesën për përsosmëri në fushën që kam zgjedhur. Eksperienca ime gjatë studimeve ka qenë një udhëtim frymëzues dhe mbresëlënës, duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e mia në mënyrë të njëjtë dhe duke më bërë të ndihem e përgatitur për sfidat e tregut të punës dhe zhvillimet e ardhshme profesionale”, ka thënë Makolli.

Gjatë studimeve Rineta ka punuar dhe është angazhuar edhe në StudioModerna në rolin e Marketing Production Specialist.

Sikurse Rineta, edhe shumë studentë të tjerë të drejtimit Media dhe Komunikim, kanë gjetur dhe janë pjesë e kompanive mediatike, dhe të tjera, duke dëshmuar vlerat cilësore dhe inovative të këtij drejtimi në UBT./rajonipress/