Fundamenti

Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nën organizim të Këshillit Kombëtar Shqiptar, me moton JAM KËTU, në fshatin Tupallë të Medvegjës, pas 4 viteve pauzë, po mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”me moton JAM KËTU.

Manifestimin e hapi përfaqësuesi i Këshillit Organizativ, Arben Ferati, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve.

Më pas, me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Nevzad Lutfiu, i cili tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që kanë arrit ta rikthejnë këtë manifestim.

UBT

E manifestimin e përshëndeti gjithashtu edhe zëvendësministri Mevlud Sinani, i cili premtoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për projekte të ndryshme.

Ndërsa shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Ambasadori Jetish Jashari tha se ndihet jashtëzakonisht mirë me pjesëmarrjen e tij në këtë manifestim.

Nxënës të shkollave shqipe në Medvegjë, i kënaqën të pranishmit me një program të pasur kulturor e artistik.