ARKATANA

SBASHK-u, Bislimit: Çka do t’i thuash Këshillit Ekonomik Social të Holandës – tregoju se në vend të dialogut keni zgjedhur sulmet verbale ndaj udhëheqësve sindikalë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë. Gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER).

E lidhur me këtë ka reaguar sot Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).

Në reagimin e SBASHK-ut kërkohet nga Bislimi që në Holandë të tregojë se në Kosovë mundon dialogu i mirëfilltë social.

“Zëvendëskryeministër Bislimi çka do t’i thuash Këshillit Ekonomik Social të Holandës? Tregoju të vërtetën se me fajin e Qeverisë sonë mungon dialogu i mirëfilltë social…”, thuhet në reagim.

Lexoni të plotë reagimin e SBASHK-ut?

Nga mediet e nderuara mësuam se ju zëvendëskryeministër Besnik Bislimi jeni në vizitë në Holandë dhe se përveç takimeve të tjera me deputetë e zyrtarë atje do të vizitoni edhe Këshillin Ekonomik Social të këtij shteti. Urojmë që në këtë takim me anëtarët e këtij Këshilli do të merrni mësime se si zhvillohet dialogu social mes sindikatave dhe partnerëve të tjerë social dhe atë përvojë do ta sillni e do të vëni në jetë në Kosovë.

Mobi Casa

Zëvendëskryeministër Bislimi çka do t’i thuash Këshillit Ekonomik Social të Holandës? Tregoju të vërtetën se me fajin e Qeverisë sonë mungon dialogu i mirëfilltë social.

Ju trego se nga marsi e këndej është dashur të shpallet konkurs për të aplikuar punëdhënësit, pra odat, dhe sindikatat për përbërjen e re të Këshillit Ekonomik Social, por kjo nuk ndodhi me fajin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ky Këshill nuk është funksional dhe nuk ka datë se kur do të bëhet një gjë e tillë. A do t’ju tregoni se, edhe për kundër gjithë atyre angazhimeve të përfaqësuesve të sindikatave në këtë Këshill, tani e sa vite të punësuarit në sektorin privat e publik kanë mbetur pa Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive, e cila është bazë e realizimit e të drejtave të punëtorëve.

Drafti i kësaj Marrëveshje është punuar që moti, por Qeveria nuk kishte e nuk ka as sot e gjithë ditën gatishmëri për të nënshkruar atë.

Zëvendëskryeministër Bislimi tregoju mikpritësve në Holandë se Qeveria e Kosovës ka qasje të gabuar ndaj dialogut social dhe ka pasur përpjekje edhe të përzihet në organizimin sindikal e madje edhe të shuaj zërin sindikal dhe se në vend të dialogut të sinqertë ka zgjedhur sulmet verbale dhe ironinë e talljet pa kripë ndaj udhëheqësve legjitim sindikalë.

Zëvendëskryeministër Bislimi çka do t’i thuash Këshillit Ekonomik Social të Holandës për gjithë këto?. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.