Lirohen të pafajshëm të dyshuarit në grupin e Qemajl Mustafës, fitore e madhe për të gjithë të atakuarit
Gjilan – Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e prokurorisë së Kosovës duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Pejës. Avokati Shemsedin Pira tha se ky vendim ishte meritor sepse ishte një proces gjyqësor me shumë përplasje e kundërshtime që nga fillimi.
Një fitore e madhe për të gjithë të akuzuarit që me vite janë mbajtur peng, në antkh dhe në stres për një aktakuzë krejt të palogjikshme dhe me motive nga më të ndryshmet.
Megjithatë, Gjykata e Apelit ka vendosur që ta hedhë poshtë ankesën e Prokurorisë së Kosovës duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Pejës.
Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira tha se ky vendim ishte meritor sepse ishte një proces gjyqësor me shumë përplasje e kundërshtime që nga fillimi.
Po e japim në tërësi vendimin e Gjykatës së Apelit:
NË EMËR TË POPULLIT
GJYKATA E APELIT E KOSOVËS- Departamenti Special, në kolegjin e përbërë nga
gjyqtarët, Burim Ademi – kryetar i kolegjit, Vaton Durguti- gjyqtar referues, Bashkim Hyseni –
anëtar i kolegjit, me bashkëpunëtoren profesionale Alba Makolli, në çështjen penale ndaj të
akuzuarve Q.M , H.D , V.G , Q.S.L , I.R , M.N , H.M , M.K , F.H , D.B.K , A.H , R.M , S.M.Sh
, G.K , Sh.Q , M.C.Sh , I.F , H.I , B.M , F.O , H.A , S.Xh , Q.L , E.B , A.M , N.S , Z.F , Z.M ,
N.J , për shkak të veprës penale Krim i Organizuar nga neni 274 par.2 të KPPK-së, lidhur me
veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me par.1
të KPPK-së, ndërsa të akuzuarit A.P , Rr.H , F.Z , S.I , N.M , M.A , A.A , A.S , për shkak të
veprës penale Krim i Organizuar nga neni 274 par.2 të KPPK-së, lidhur me veprën penale
Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 236 par.2 lidhur me par.1 nënpar. 5 të KPPKsë, duke vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e
paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda,
P.nr.227/16, të datës 13.07.2022, si dhe përgjigjet në ankesë të mbrojtësve të të akuzuarve, Q.M
av. Osman Havolli, V.G av. Aurora Mulhaxha, F.O av. Arben Kelmendi, Q.S.L av. Filloreta
Hoxha Zymberaj, D.B.K av. Sherif Malushaj, M.N av. Qendresa Muriqi Mekaj, F.H av. Venera
Gashi Selmanaj, N.S av. Bujar Berdynaj, A.H av. Zeqir Berdyna, A.A av. Ramë Dreshaj, F.Z
av. Sevdail Robelli, dhe S.M.Sh av. Granit Cenaj, në seancën e kolegjit të mbajtur konform nenit
390 të KPPRK-së, më datë 15.09.2023, mori këtë:
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
2 (17)
2022:232836
A K T G J Y K I M
REFUZOHET si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa
aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, P.nr.227/16, të
datës 13.07.2022, VËRTETOHET.
A r s y e t i m
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin P.nr.227/16, të
datës 13.07.2022, të akuzuarit Q.M , H.D , V.G , Q.S.L , I.R , M.N , M.K , F.H , D.B.K , A.H ,
R.M , S.M.Sh , G.K , Sh.Q , M.C.Sh , I.F , H.I , F.O , H.A , S.Xh , Q.L , E.B , A.M , N.S , Z.F ,
Z.M , N.J , për shkak të veprës penale Krim i Organizuar nga neni 274 par.2 të KPPK-së, lidhur
me veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me
par.1 të KPPK-së, ndërsa të akuzuarit A.P , Rr.H , F.Z , S.I , N.M , M.A , A.A dhe A.S , për
shkak të veprës penale Krim i Organizuar nga neni 274 par.2 të KPPK-së, lidhur me veprën
penale Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 236 par.2 lidhur me par.1 nënpar.5 të
KPPK-së, i ka liruar nga akuza, kurse ndaj të pandehurve H.M dhe B.M e ka hudh pjesërisht
aktakuzën PPS.nr.129/14, e datës 16.09.2016, e precizuar me datë 16.12.2016 dhe me datë
19.06.2017 dhe e ka pushuar procedurën penale, ngase të njëjti kanë vdekur.
Të dëmtuarën Komuna e Gjilanit, për realizimin e kërkesës pasurore juridike e ka udhëzuar në
kontest civil, kurse në kuptim të nenit 454 par.1 të KPPRK-së, shpenzimet procedurale bien në
buxhet të Gjykatës.
Kundër këtij aktgjykimi në afat ligjor ankesë ka ushtruar:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të
procedurës penale nga neni 383 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPP-së, si dhe për shkak të
vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, nga neni 383, paragrafi 1 nën paragrafi
1.3 të KPP-së, me propozim që kolegji i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ta anuloj aktgjykimin e
atakuar P.nr. 227/2016 të dt. 13.04.2022, dhe lëndën ta kthej në shkallën e parë për rivendosje.
Përgjigje në ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kanë paraqitur:
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
3 (17)
2022:232836
- Mbrojtësi i të pandehurit Q.M av. Osman Havolli, me propozim që Gjykata e Apelit
aktgjykimin e shkallës së parë ta vërtetoj, kurse ankesën e Prokurorisë Speciale ta refuzoj
plotësisht si të pa bazuar. - Mbrojtësja e të pandehurit V.G av. Aurora Mulhaxha, me propozim që Gjykata e Apelit
ankesën e prokurorisë ta refuzoj si të pa bazuar dhe aktgjykimin e gjykatës së faktit ta
vërtetoj. - Mbrojtësi i të pandehurit F.O av. Arben Kelmendi, me propozim që Gjykata e Apelit ta
aprovoj si të bazuar përgjigjen në ankesë të pandehurit F.O , dhe ta hedh poshtë ankesën
e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës si të pa bazuar dhe ta vërtetoj
aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë. P.nr.227/16, të datës 13.07.2022. - Mbrojtësja e të pandehurës Q.S.L av. Filloreta Hoxha Zymberaj, me propozim që
Gjykata e Apelit ta aprovoj si të bazuar përgjigjen në ankesë të pandehurës Q.S.L , dhe
ta hedh poshtë ankesën e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës si të pa bazuar
dhe ta vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, P.nr.227/16, të datës
13.07.2022. - Mbrojtësi i të pandehurës D.B.K av. Sherif Malushaj, me propozim që Gjykata e Apelit
ta aprovoj si të bazuar përgjigjen në ankesë të pandehurës D.B.K , dhe ta hedh poshtë
ankesën e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës si të pa bazuar dhe ta vërtetoj
aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, P.nr.227/16, të datës 13.07.2022. - Mbrojtësja e të pandehurit M.N av. Qendresa Muriqi Mekaj, me propozim që Gjykata e
Apelit ta refuzoj si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës,
ndërsa aktgjykimin e atakuar ta vërtetoj. - Mbrojtësja e të pandehurit F.H av. Venera Gashi Selmanaj, me propozim që Gjykata e
Apelit ta refuzoj si të pa bazuar ankesën PPS.nr. 129/14, dt. 02.08.2022 të Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ta vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në
Pejë, P.nr.227/16, të datës 13.07.2022. - Mbrojtësi i të pandehurit N.S av. Bujar Berdynaj, me propozim që Gjykata e Apelit ta
refuzoj si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.
129/14, dt. 02.08.2022, dhe ta vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë,
P.nr.227/16, të datës 13.07.2022. - Mbrojtësi i të pandehurit A.H av. Zeqir Berdyna, me propozim që Gjykata e Apelit ta
refuzoj si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.
129/14, dt. 02.08.2022, dhe ta vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë,
P.nr.227/16, të datës 13.07.2022.
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
4 (17)
2022:232836 - Mbrojtësi i të pandehurit A.A av. Ramë Dreshaj, me propozim që Gjykata e Apelit ta
refuzoj si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.
129/14, dt. 02.08.2022, dhe ta vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë,
P.nr.227/16, të datës 13.07.2022. - Mbrojtësi i të pandehurit F.Z av. Sevdail Robelli, me propozim që Gjykata e Apelit ta
refuzoj si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kurse
aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, P.nr.227/16, të datës 13.07.2022 ta lejë në
fuqi. - Mbrojtësi i të pandehurës S.M.Sh av. Granit Cenaj, me propozim që Gjykata e Apelit ta
aprovoj përgjigjen në ankesë të të pandehurës si të bazuar, dhe ta hedhë poshtë si të pa
bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ta vërtetoj
aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, P.nr.227/16, të datës 13.07.2022.
Prokuroria e Apelit me parashtresën, PPA/I.nr.588/22, datë 16.11.2022 ka propozuar që të
aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, ashtu që
aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe lënda të kthehet në rigjykim dhe rivendosje. Të refuzohen
si të pabazuara përgjigje në ankesën e PSRK-së, të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Gjykata e Apelit mbajti seancën e kolegjit më datë 15.09.2023 konform dispozitës të nenit 390
par. 1 të KPPRK-së, në të cilën ishin prezent të akuzuarit Q.M , H.D , V.G , Q.S.L, M.K , F.H ,
D.B.K , A.H , R.M , S.M.Sh , G.K , Sh.Q , M.C.Sh , H.I , F.O , H.A , E.B , A.M , N.S , Z.F ,
Z.M , A.P , Rr.H , M.A , A.A . Të pranishëm janë mbrojtësit e të akuzuarve Q.M avokati Osman
Havolli, mbrojtësja e të akuzuarit F.H avokate Venera Gashi – Selmanaj, H.I avokat Lulzim
Balaj, H.A avokati Gëzim Kollçaku, I.F avokati Adem Nikqi, I.R avokati Qerim Ferizi, M.N
avokate Qëndresa Muriqi – Mekaj, Q.S.L avokate Filloreta Hoxha, S.M.Sh avokati Granit Cena,
N.J avokati Liridon Tafa, M.A avokati Shpetim Berisha, N.M avokati Burhan Shabanaj, F.Z
avokati Sevdail Robelli Rr.H avokati Ambroz Thaqi, A.A avokati Ramë Dreshaj. Nuk ishin të
pranishëm, Prokurori i Prokurorisë së Apelit, përfaqësuesi i palës së dëmtuar Komuna e Gjilanit,
të akuzuarit I.R , M.N , I.F , S.Xh , Q.L , N.J , Rr.H , F.Z , S.I , N.M , A.S , ndërsa nga mbrojtësit
e të akuzuarve mungojnë H.D avokati Shemsedin Pira, V.G avokate Aurora Mulhaxha, A.H
avokati Zeqir Berdynaj, D.B.K avokati Sherif Malushaj, F.O avokati Arben Kelmendi, G.K
avokate Shqipdonë Maraj, M.C.Sh avokati Taulant Racaj, M.K avokati Blerim Ademaj, Sh.Q
avokati Abedin Ademaj, S.Xh avokat Ilir Rashiti, R.M avokate Majlindë Kollçaku, Q.L avokati
Shaban Shala, N.S avokati Bujar Berdynaj, Z.M avokati Gani Kelmendi, Z.F avokate Pranvera
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
5 (17)
2022:232836
Zhara, A.P avokati Sevdail Zejnullahu, S.I avokate Sabrie Abazi, A.S avokati Florent Latifaj.
Ndërsa është konstatuar se mbrojtësi i të akuzuarit E.B avokati Jashar Loka, ka ndërruar jetë,
kurse mbrojtësi i të akuzuarit A.M atëherë avokat Vegim Maloku është dekretuar si gjyqtar.
Gjykata e Apelit, pasi që shqyrtoi shkresat e lëndës në këtë çështje së bashku me aktgjykimin e
ankimuar, të cilat i vlerësoi konform dispozitës së nenit 394 par.1 të KPRK-ës, dhe pas vlerësimit
të pretendimeve të theksuara në ankesë, gjeti se: Ankesa është e pabazuar.
Pretendimet ankimore:
Prokuroria Speciale në ankesë pretendon se gjykata e shkallës së parë në këtë çështje juridikopenale nuk ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike kur ka konstatuar se në veprimet e të akuzuarve
nuk është provuar se ekzistojnë elementet e veprave penale për të cilat edhe janë ngarkuar sipas
aktakuzës së PSRK-së. Gjykatës e shkallës së parë me rastin e vendimit, vërtetimin e gabuar dhe
jo të plotë të gjendjes faktike e ka bërë duke u bazuar në shkeljet e procedurës penale, me
saktësisht në shkeljet e parapara në nenin neni 383 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPP-së.
Shkeljet e procedurës penale fillimisht kanë të bëjnë sa i përket nenit 384 par. 1 nën paragrafi
1.12, e ku aktgjykimi nuk është përpiluar konform nenit 370 të KPP-së, më saktësisht nenin 370
par. 1 të KPP-së, ku aktgjykimi i shpallur ndryshon apo nuk është i njëjtë me aktgjykimin e
shkruar. Në aktgjykimin e shpallur, si arsye e shpalljes së provave të papranueshme e që janë
nxjerrë nga masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit ka qenë mungesa e Kërkesës së Prokurorit
për masa të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, edhe pse siç është cekur edhe në fjalën
përfundimtare, në shkresat e lëndës ka qenë Urdhëresa me numër PM.nr.404/12 e datës
07.11.2012 e lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e cila
urdhërese është lëshuar në bazë të kërkesës së prokurorit të datës 06.11.2012. Pra në shkresat e
lëndës të kësaj çështje penale ka ekzistuar edhe kërkesa e prokurorit për lëshimin e kësaj
urdhërese për masa të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, por që ka qenë në shkresat e procedurës
paraprake, e që gjykata është dashtë sipas detyrës zyrtare të kujdeset. Ndërsa në aktgjykimin e
shkruar, gjykata e shkallës së parë provat materiale përgjimi i telekomunikimeve të siguruara
dhe të administruara si provë i ka shpallë të papranueshme sepse sipas gjykatës janë marrë në
kundërshtim me dispozitën e nenit 264 par. 2 lidhur me paragrafin 1 të KPPPK-së. Në këtë pjesë
qëndron dallimi në mes të aktgjykimit të shpallur dhe atij të shkruar. Me rastin e shpalljes së pa
pranueshme të provave materiale të nxjerra nga përgjimi i telekomunikimeve, sipas aktgjykimit
të ankimuar, gjykata e shkallës së parë gabimisht është thirrur në nenin 264 par 2 lidhur me
paragrafin 1 të KPPPK-së, dhe këtu konsiderojmë se kemi të bëjmë prapë me shkelje të
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
6 (17)
2022:232836
procedurës penale për faktin se në rastin konkret nuk kemi shkelje të neni 264 par 2 lidhur me
par 1, e që në rastin konkret të akuzuarit janë akuzuar për vepra penale të parapara në nenin 257
par 3 pika (i) të KPPPK-së, sepse dënueshmëria ka qenë më shumë se katër vite, dhe pika (ii)
sepse të akuzuarit janë akuzuar për një nga veprat e krimit të organizuar.
Gjykata e shkallës së parë gabimisht ka interpretuar dispozitën e nenit 259 par. 6 nën paragrafi
2 të KPPPK-së, i cili përcakton se “Urdhri nuk mund të shfrytëzohet për të përgjuar
telekomunikimet e personit i cili nuk është i dyshuar” sepse në rastin konkret nuk kemi të bëjmë
me shkelje të këtij neni, sepse i kemi të njëjtit persona të dyshuar, përveç faktit se këto prova
materiale janë marrë nga një çështje tjetër e cila ka filluar në ish Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e
të cilat prova janë shfrytëzuar më vonë për hetim nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës
së Kosovës, e që këtë çështje juridike Gjykata e Apelit e ka sqaruar në një nga vendimet e saj me
numër APS.nr.16/2021 të datës 09.09.2021, e gjithashtu edhe Gjykata Supreme me rastin e
vendosjes sipas aktgjykimit me numër PA.II.nr.3/2020 të datës 29.09.2020.
Sa i përket vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, nga neni 383, paragrafi 1
nën paragrafi 1.3 të KPP-së, gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje sepse fare nuk është
lëshuar në vërtetimin e gjendjes së plotë faktike pasi që provat materiale të nxjerra nga përgjimi
i telekomunikimeve qysh në fillim i ka shpallë të papranueshme dhe me këtë rast në një far
mënyre kemi mbetur pa gjendje faktike, duke llogaritur se i gjithë dyshimi i bazuar mirë për të
akuzuarit të cilët kanë kryer veprat penale për çka edhe janë ngarkuar, ka rrjedh nga këto prova
materiale të nxjerra nga përgjimi i telekomunikimeve e që janë materializuar me veprimet
konkrete inkriminuese të të akuzuarve. Kështu gjykata e shkallës së parë, po të vlerësonte mirë
provat materiale e të cilat janë nxjerrë nga masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit- saktësisht
përgjimi i telekomunikimeve do të vërtetonte gjendjen faktike, ashtu siç është përshkruar edhe
në dispozitiv të aktakuzës, dhe në fund do të bindej që të akuzuarit janë përgjegjës për veprat
penale për të cilat akuzohen, andaj edhe ka propozuar që të vendoset si në propozim të ankesës
së parashtruar me shkrim.
Gjetjet e Gjykatës së Apelit
Gjykata e Apelit, pasi analizoi aktgjykimin e ankimuar së bashku me shkresat e lëndës dhe duke
vlerësuar pretendimet ankimore të Prokurorisë Speciale, e duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare,
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
7 (17)
2022:232836
gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të
procedurës penale nga neni 384 të KPPRK-së, të pretenduar me ankesë, nga fakti se dispozitivi
është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin në të cilin janë paraqitur arsyet e plota dhe të qarta
për fakteve vendimtare së bashku me arsyet me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike të kësaj
çështje penale dhe se nuk përmban asnjë shkelje tjetër e cila kishte për të kushtëzuar anulimin e
detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar.
Gjykata e Apelit gjen të pabazuar pretendimin ankimor se aktgjykimi nuk është përpiluar
konform nenit 370 të KPP-së, më saktësisht nenin 370 par. 1 të KPP-së, ku aktgjykimi i shpallur
ndryshon apo nuk është i njëjtë me aktgjykimin e shkruar. Kjo për faktin se me shikimin e
shkresave të lëndës, rrjedh se aktgjykimi i shpallur më datë 13.04.2022, në të cilën është
konstatuar se “trupi gjykues, pas këshillimit dhe votimit, sot me datë 13.04.2022, një zëri mori
dhe shpalli publikisht në bie; ….., është i njëjtë me aktgjykimin e shkruar, e në këtë rast me
aktgjykimin e ankimuar.
Për më tepër, Gjykata e Apelit, vëren se në hyrje të aktgjykimit të ankimuar gjykata e shkallës
së parë ka konstatuar se “ pas mbajtje së seancave të shqyrtimit gjyqësore të përfunduar me datë
07.04.2022, në prezencë të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, e në mungesë të Prokurorit të
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe të dëmtuarës Komuna e Gjilanit, më datë
13.04.2022, bie dhe shpall publikisht….”, prandaj në rrethanat e tilla një pretendim i tillë është i
pabazuar dhe si i tillë është në kundërshtim me përmbajtjen e shkresave të lëndës e të cekura si
më lartë.
Ndërsa, pretendimi ankimor i prokurorisë se si arsye e shpalljes së provave të papranueshme e
që janë nxjerrë nga masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit ka qenë mungesa e Kërkesës së
Prokurorit për masa të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, edhe pse siç është cekur edhe në fjalën
përfundimtare, në shkresat e lëndës ka qenë Urdhëresa me numër PM.nr.404/12 e datës
07.11.2012 e lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e cila
urdhërese është lëshuar në bazë të kërkesës së prokurorit të datës 06.11.2012, për kolegjin e
kësaj gjykate është pretendim i pabazuar (rrjedhimisht në fq.116 të arsyetim gjykata konstaton
se kërkesën e tyre drejtuar prokurorisë zyrtarja policore gjykatës ia prezanton, mirëpo e njëjta
nuk posedon kërkesën e prokurorit të shtetit drejtuar gjykatës për lëshimin e urdhëresë, kërkesë
të cilën nuk e posedonte as prokurori i PSRK), për faktin se nga arsyetimi i aktgjykimit të
ankimuar nuk rrjedh që gjykata e shkallës së parë me rastin e vendimmarrjes për shpalljen e
prova të papranueshme të jetë mbështetur në arsyen e mos ekzistimit të kërkesë së Prokurorisë
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
8 (17)
2022:232836
si pretendon ajo në ankesë, por që nga arsyetimi i aktgjykimi të ankimuar rrjedh qartazi se gjykata
e shkallës së parë ka ardhur në përfundim se provat materiale-përgjimi i telekomunikimeve të
siguruara në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, nën shenjën
PM.nr.404/12 të datës 07.11.2012, janë marrë në kundërshtim me dispozitën e nenit 264 par.2
lidhur me par.1 të KPP-së, dhe si të tilla gjykata i ka shpall si prova të papranueshme për arsyet
të cilat i ka dhënë në arsyetim të aktgjykimit të ankimuar, nga fq.114 e më tej prandaj, edhe
pretendimi ankimor se në këtë pjesë qëndron dallimi në mes të aktgjykimit të shpallur dhe atij të
shkruar, të jetë i pabazuar ngase si rrjedh nga arsyetimi i aktgjykimit të ankimuar, gjykata e
shkallës së parë me rastin e vendimmarrjes për shpalljen e provave të papranueshme nuk është
mbështetur në faktin, si pretendon prokuroria në ankesë për mosekzistimin e kërkesës së
prokurorisë për lëshim e urdhëresës, por për arsyet e vlerësimit të ligjshmërisë së urdhëresë së
lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe më pas lidhur
me provat materiale-sms të siguruara nëpërmjet këtij urdhri, dhe jo arsyet e tjera të pretenduara
me ankesë, e në anën tjetër në ankesë nuk specifikohet apo citohet shkresë e lëndës apo pjesë e
saj (ndonjë procesverbal) në mbështetje të pretendimit ankimor për të argumentuar këtë fakt.
Gjykata e Apelit gjen si të pabazuar pretendimin ankimor se gjykata e shkallës së parë gabimisht
është thirrur në nenin 264 par 2 lidhur me paragrafin 1 të KPPPK-së, duke konsideruar se kemi
të bëjmë prapë me shkelje të procedurës penale për faktin se në rastin konkret nuk kemi shkelje
të neni 264 par 2 lidhur me par 1, e që në rastin konkret të akuzuarit janë akuzuar për vepra
penale të parapara në nenin 257 par 3 pika (i) të KPPPK-së, sepse dënushmëria ka qenë më
shumë se katër vite, dhe pika (ii) sepse të akuzuarit janë akuzuar për një nga veprat e krimit të
organizuar.
Kjo për faktin se, Gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e ankimuar ka arsyetuar se bazuar
në dispozitën e nenit 260 par.3 të ndërlidhur me nenin 259 të KPP-së, përkitazi me vlerësimin e
ligjshmërisë së urdhëresës PN.nr.404/12 të datës 07.11.2012, duke ju referuar dispozitës së nenit
258 par.2 pika 4 të KPP-së, që ka të bëjë me masë të fshehtë-përgjim të telekomunikimeve,
përkatësisht nenit 258 par.2 të KPP-së, e cila dispozitë i lë në kompetencë gjyqtarit të procedurës
paraprake, që me kërkesë të prokurorit të shtetit, të lëshoj urdhër për masa të fshehta, përfshirë
edhe masën e përgjimit të telekomunikimeve, e po ashtu dispozita e nenit 259 par.6 nënpar.2 të
KPP-së, e cila përcakton se “urdhri nuk mund të shfrytëzohet për të përgjuar komunikimet e
personit i cili nuk është i dyshuar, ndërsa në par.3 përcakton se kohëzgjatja e urdhrit është e
kufizuar deri në 15 ditë, dhe mund të ripërtërihet për 90 ditë nga dita e lëshimit të urdhrit”,
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
9 (17)
2022:232836
referuar urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, gjykata ka gjetur se në përshkrim
të kësaj urdhërese nuk është potencuar se për çfarë vepre penale janë të dyshuar tre personat të
cilët kanë qenë nën këtë masë. Po ashtu, ka vlerësuar se urdhëresa është lëshuar në kundërshtim
me nenin 257 par.3 lidhur me par.1 të KPP-së, duke cituar dispozitën në fjalë, pasi që urdhëresa
ka qenë e paqartë se a ka ekzistuar dyshimi i bazuar se personat në fjalë kanë kryer ndonjë vepër
penale, të dënueshme me të paktën (4) vjet, apo ndonjë vepër penale të përcaktuar në pikën (ii)
të paragrafit 3 të nenin në fjalë.
Prandaj, për shkak të këtyre paqartësive, gjegjësisht lëshimeve nga Gjykata e Qarkut në Gjilan,
gjykata referuar dispozitës së nenit 264 par.3 të KPP-së, ku par.1 përcakton se “prova e marrë
nëpërmjet masës nga ky kapitull është e papranueshme nëse urdhri për masën dhe zbatimin e saj
është i paligjshëm”, ndërsa paragrafi 2 përcakton se “prova e cila është marrë nga monitorimi i
fshehtë i bisedave në vendet private, kontrollimi i dërgesave postare, përgjimi i
telekomunikimeve, përgjimi i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, dërgimi i kontrolluar
i dërgesave postare, shfrytëzimi i përcjelljes ose vendosjes së mjeteve të përgjimit, simulimi i
blerjes së ndonjë sendi, simulimi i një vepre të korrupsionit ose hetimi i fshehtë lejohen vetëm
në procedurën penale lidhur me veprën të përcaktuar në nenin 257 par.3 të KPP-së.”, e që në
referim të kësaj dispozite ligjore rrjedh se masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimitpërgjim i telekomunikimeve, lejohen vetëm në procedurë penale lidhur me veprën penale të
përcaktuar në nenin 257 par.3 të KPP-së, andaj referuar të cekura si më lartë gjykata gjeti se të
gjitha provat të siguruara përmes urdhëresës nën shenjën PN.nr.404/12 të datës 07.11.2012 janë
provat të papranueshme dhe si të tilla nuk mund të përdoren për ta shpallur një person fajtor.
Një qëndrim të tillë të interpretimit dhe zbatimit të dispozitave të procedurës penale nga gjykata
e shkallës së parë për masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit në këtë çështje penale
pajtohet dhe kjo Gjykatë si të drejtë dhe ligjore ngase, interpretimi dhe zbatimi i dispozitave
përkitazi me masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit-përgjimi i telekomunikimit
janë zbatuar dhe interpretuar në harmoni të tërësisë së tyre për qëllimin e këtyre masave dhe
ndjekës së procedurës penale në këtë çështje penale, për një gjykim të drejt dhe të paanshëm të
kësaj çështje penale. Prandaj, edhe pretendimi ankimor se në rastin konkret të akuzuarit janë
akuzuar për vepra penale të parapara në nenin 257 par 3 pika (i) të KPPPK-së, sepse dënushmëria
ka qenë më shumë se katër vite, dhe pika (ii) sepse të akuzuarit janë akuzuar për një nga veprat
e krimit të organizuar, sipas vlerësimit të kësaj Gjykate janë të pretendimet e pabazuara ngase,
nuk është kontestuese se për cilat veprat penale i ka akuzuar prokuroria, por nëse provat
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
10 (17)
2022:232836
materiale-sms të siguruara nga urdhri në fjalë gjegjësisht nga masa e përgjimet e
telekomunikimeve (tekst sms), ishin të pranueshme të cilat janë nxjerrë në mbështetje të asaj
urdhërese. Në këtë drejtim, nga arsyetimi i aktgjykimit të ankimuar gjykata e shkallës së parë
ka dhënë arsyet e qarta dhe ligjore me rastin e zgjidhjes së kësaj çështje penale duke ardhur në
përfundim të drejt se të gjitha provat materiale-sms të siguruara përmes urdhëresës nën shenjën
PN.nr.404/12 dt.07.11.2012, janë provat e papranueshme dhe si të tilla nuk mund të përdoren
për ta shpallur një person fajtor.
Edhe sipas vlerësimit të kësaj gjykata, me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar dhe
ka dhënë arsyet të qartë përkitazi me vlerësimin e ligjshmërisë së urdhëresë PN.nr.404/12
dt.7.11.2012, të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, dhe më pas shpalljen e këtyre provave
të papranueshme të siguruara në bazë të asaj urdhërese. Kjo për faktin se shikuar në këtë
urdhërese, përpos theksimit “të mbështetjes në nenin 258 par.2 pika 4 lidhur me nenin 261 par.3
dhe 7 të KPPK-ës, lëshoj këtë” (për të cilën paragraf 7 do të elaborohet në vijim të arsyetimit,
pasi nuk është vazhdimi i urdhrit për masën e që është marrë në mbështetje të këtij paragrafi) të
KPPK-së, në këtë urdhëresë nuk pasqyrohet konstatim me përshkrim për ekzistim të dyshimit të
bazuar se i/të dyshuari-it (duke specifikuar emrin) për kryerjen e vepës penale, pastaj për të
saktësuar veprën penale për të cilat dyshohen, e për të cilat provat të cilat janë marrë nëpërmjet
këtyre masave, neni 264 par.3 të KPP-së, lejohen vetëm lidhur me veprën penale të përcaktuar
në nenin 257 par.3 të KPP-së, dhe më pas për të dhënë arsyet për lëshimin e urdhrit nga të cilat
do të rezultonte arsyeshmëria për lëshimin e urdhrit në fjalë prandaj, në këtë çështje penale, si
pretendon prokuroria me ankesë, nuk kemi zbatim të gabuar të dispozitave të kodit të procedurës
penale, e që si rezultat i kësaj aktgjykimi i ankimuar të jetë përfshirë me shkelje esenciale të
dispozitave të procedurës penale si thekson në ankesë, por zbatim dhe vlerësimit të qartë
përkitazi me vlerësimin e ligjshmërisë së urdhëresë PN.nr.404/12 dt.7.11.2012, në mbështetje të
së cilës janë nxjerrë provat materiale-sms, e mbi të cilën provë prokuroria e ka bazuar aktakuzën
në ngarkim të të gjithë të akuzuarve për veprën penale të krimit të organizuar nga neni 274 par.2
të KPK-së të ndërlidhura me veprat penale të Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga
neni 339 par.3 lidhur me par.1 të KPPK-së, dhe Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga
neni 236 par.2 lidhur me par.1 nënpar.5 të KPPK-së.
Gjykata e Apelit gjen të pabazuar pretendimit ankimor se gjykata me aktgjykimin e ankimuar e
ka interpretuar dispozitën e nenit 259 par. 6 nën paragrafi 2 të KPPPK-së, i cili përcakton se
“Urdhri nuk mund të shfrytëzohet për të përgjuar telekomunikimet e personit i cili nuk është i
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
11 (17)
2022:232836
dyshuar” sepse në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me shkelje të këtij neni, sepse i kemi të njëjtit
persona të dyshuar, përveç faktit se këto prova materiale janë marrë nga një çështje tjetër e cila
ka filluar në ish Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e të cilat prova janë shfrytëzuar më vonë për hetim
nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kjo për faktin se;
Fillimisht, kolegji i kësaj gjykate vëren se gjykata e shkallës së parë, si në arsyetimin e
aktgjykimit të ankimuar, fq.116, ka gjetur se, përkundër faktit se urdhëresa PN.nr.404/12
dt.07.11.2012 ishte lëshuar në kundërshtim me dispozitat e KPP-së e të elaboruara më lartë,
urdhëresa në fjalë ishte lëshuar kundër tre personave, pra të akuzuarit Q.M , H.D dhe N.J dhe
atë më 7.11.2012. Ndërsa, më datë 29.08.2014 Policia e Kosovës, Dep.Special Antikorrupsion
kishte parashtruar kallëzim penal ndaj të akuzuarve Q.M , H.D , N.J , B.K , B.G , F.Z dhe A.P ,
pra, kallëzimi penal ishte paraqitur afro dy vite (1 vit, 8 muaj e 23 ditë) pas lëshimit të urdhëresës
të sipër cekur për masat e fshehta nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.
Më tej në arsyetim, gjykata e shkallës së parë, në referim të nenit 261 par.3 dhe 7 të KPP-së, që
ka të bëjë me kohëzgjatjen e urdhëresës dhe vazhdimin e saj, në këtë çështje penale nuk ka gjetur
se është bërë kërkesë për vazhdim të masës në fjalë (si në urdhër, PN.nr.404/12).
Me qëllim të sqarimit të këtyre rrethanave, gjykata e shkallës së parë, sipas detyrës zyrtare, ka
ftuar për të dëgjuar, edhe dëshmitaren zyrtaren policore A.A1, e autorizuar për zbatim të
urdhëresës në fjalë, e cila në dëshminë e saj ka theksuar se “sa i përket afatit për dorëzim të
raportit mbi analizimin e SMS, arsye e vonesës ishte materiali voluminoz dhe nuk ka pasur
mundësi të respektohet afati prej 15 ditësh, andaj dhe Raporti informues nga Policia e KosovësDepartamenti Special Antikorrupsion, lidhur me SMS prokurorit të çështjes ishte dërguar më
datë 19.07.2013”, pra, pothuajse një vit më vonë nga koha e lëshimit të kësaj urdhërese.
Gjykata e shkallës së parë, më tej referuar veprës penale, bazuar në kërkesën e zyrtarëve policor,
ka rikujtuar se dispozita e nenit 257 par.4 nënpar.1 të KPP-ës, në mënyrë të qartë ka përcaktuar
se “kontrolli i dërgesave përgjimi i telekomunikimeve ose përgjimi i komunikimeve nëpërmjet
rrjetit kompjuterik po ashtu mund të urdhërohen kundër personit, përpos të dyshuarit, kur kriteri
nga paragrafi 3, nënpar.1 i këtij neni vlen për të dyshuarin dhe kur plotësohet parakushti nga
parag.3, nënpar.2 i këtij neni dhe ekziston dyshimi i bazuar se:1) një person pranon ose
transmeton komunikime që burojnë prej të dyshuarit ose që i dedikohen të dyshuarit”. Në këtë
rast kriteri i parag.3 nënpar.1 i nenit në fjalë në mënyrë të qartë, lejon lëshimin e masave të
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
12 (17)
2022:232836
fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimi-përgjim i telekomunikimeve, kur ekziston dyshim i
bazura (në bazë të urdhëresë së Gjykatës së Qarkut në Gjilan, nuk është vërejtur se për cilën
vepër penale është lëshuar masa e fshehtë-përgjim i telekomunikimeve) se ai ka kryer vepër
penale me të paktën 4 vite burgim, megjithatë masë e fshehtë bazuar në nenin 264 par.2 të KPPsë, lejohet vetëm në procedurë penale, e që në rastin konkretë aktvendimi për fillimin e hetimeve,
për 36 të pandehur, edhe pse për 33 prej tyre nuk kishte kallëzim penal, e as ndonjë shënim
zyrtarë, PSRK e kishte marrë me datë 06.11.2015, ndërsa për të pandehurin E.B , A.M , N.S
kishte nxjerr aktvendim për zgjerim të hetimit më datë 24.11.2015 dhe me dt.04.12.2015,
zgjerimi ishte bërë dhe për të akuzuarit Z.M dhe Z.F , në drejtim të veprave penale të cituara.
Në anën tjetër, duke marr për bazë dispozitën e nenit 257 par.4 të KPP-së, e cila përcakton se
“masa e fshehtë përgjimi i telekomunikimeve mund të urdhërohet kundër personit, përpos të
dyshuarit kur kriteri nga parag.3 dhe nënpar.1dhe 2, plotësohen për të dyshuarin, nëse ekziston
dyshimi se një person pranon ose transmeton komunikimet që burojnë prej të dyshuarit ose që i
dedikohen të dyshuarit”, nga shkresat e lëndës nuk rrjedh që të jetë lëshuar ndonjë urdhëresë në
pajtim me këtë dispozitë, prandaj nuk kanë pasur mundësi të përdoren për të akuzuarit tjerë, edhe
sikur ato provat të vlerësoheshin nga kjo gjykatë të pranueshme.
Nga të lartcekura, Gjykata e Apelit, duke qenë se gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e
ankimuar në këtë drejtim kishte dhënë arsyet e qarta dhe konkrete, e për të cilat kjo gjykatë
pajtohet me qëndrimin e tillë si ligjor dhe të drejtë, gjen se pretendimi ankimor i prokurorisë se
i kemi të njëjtit persona të dyshuar, përveç faktit se këto prova materiale janë marrë nga një
çështje tjetër e cila ka filluar në ish Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e të cilat prova janë shfrytëzuar
më vonë për hetim nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë pretendimet e
pabazuara, ngase është një situatë tjerë, në raport me vendimet në të cilat është thirrur Prokuroria
në ankesë si praktik të këtyre gjykatave, për faktin se këtu përpos tre të pandehurve, si në urdhrin
PN.nr.404/12, dt.7.11.2012, asnjë tjetër, të cilët më vonë në këtë çështje penale ishin akuzuar
nga prokuroria, nuk ishte i pandehur. Por edhe përkundër kësaj duke qenë se të gjitha provat
materiale-sms të siguruara përmes urdhrit, PN.nr404/12 dt.7.11.2012, janë provat e
papranueshme, si të tilla nuk mund të shfrytëzohen në procedurë penale për ta shpallur fajtor
asnjë të pandehur tjetër në këtë çështje penale, si pretendon prokuroria me ankesë.
Kjo gjykatë vlerëson se gjykata e shkallës së parë, në referim të nenit 263 par.1 të KPP-së, ka
ardhur në përfundim të drejtë, se prokuroria në rastin konkretë, ka vepruar në kundërshtim edhe
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
13 (17)
2022:232836
me këtë dispozitë ligjore të sipër cekur, e cila përcakton se “prokurori publik menjëherë informon
me shkrim me anë të postës rekomande çdo person të përfshirë në urdhër për faktin se i është
nënshtruar urdhrit, se ka të drejtë ankesë në panelin e vëzhgimit dhe rishqyrtimit të hetimeve
(neni 265 i KPP), përmes kryesuesit të organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore
brenda gjashtë muajve nga koha e informimit dh se atij i lejohet qasja në materialet e mbledhura
nëse; 1. Më nuk ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale ose; 2) Prokurori
publik nuk ngrit aktakuzë brenda një viti pas përfundimit të urdhrit për masën sipas këtij
kapitulli”, dhe që në rastin konkretë, prokuroria ka vepruar në kundërshtim me këtë dispozitë
dhe atë; 1) për të informuar personat me shkrim se ishin përfshirë nën urdhër, dhe 2) meqenëse
në këtë rast, si është përcaktuar në par.2 të këtij neni, pasi që aktakuza nuk ishte ngritur brenda
një viti pas përfundimit të urdhrit, pra provat materiale-sms ishin siguruar në vitin 2012 ndërsa
raporti informues nga policia ishte dërguar tek prokurori i çështjes në vitin 2013, ndërkaq
kallëzimi penal për disa të akuzuar ishte paraqitur në vitin 2014, ndërsa aktvendimi për fillim të
hetimeve dhe zgjerim të hetimit ishte nxjerr në vitin 2015, dhe përfundimisht në vitin 2016 ishte
ngritur aktakuzë e cila dyshimin e bazuar mirë për të gjithë të akuzuarit e ka mbështetur në
provat materiale-sms të siguruara përmes urdhëresës së Gjykatës së Qarkut në Gjilan, dhe
prokuroria dyshimin e bazuar për veprën penale të krimit të organizuar nga neni 274 par.2 të
KPPK-së, e ka mbështetur kryesisht për të gjithë të akuzuar në përmbajtje të sms si provë
materiale të siguruara përmes urdhëresës PN.nr.404/12 dt.7.11.12, për të cilët si është theksuar
edhe më lartë, këto provat janë provat e papranueshme pasi që janë marrë në kundërshtim me
dispozitat ligjore të kodit të procedurës penale të theksuar si më lartë.
Pretendimit ankimor për sa i përket vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike,
me pretendim se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje sepse fare nuk është lëshuar në
vërtetimin e gjendjes së plotë faktike pasi që provat materiale të nxjerra nga përgjimi i
telekomunikimeve qysh në fillim i ka shpallë të papranueshme dhe me këtë rast në një far mënyre
kemi mbetur pa gjendje faktike, duke llogaritur se i gjithë dyshimi i bazuar mirë për të akuzuarit
të cilët kanë kryer veprat penale për çka edhe janë ngarkuar, ka rrjedh nga këto prova materiale
të nxjerra nga përgjimi i telekomunikimeve e që janë materializuar me veprimet konkrete
inkriminuese të të akuzuarve, kështu gjykata e shkallës së parë, po të vlerësonte mirë provat
materiale e të cilat janë nxjerrë nga masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit- saktësisht përgjimi
i telekomunikimeve do të vërtetonte gjendjen faktike, ashtu siç është përshkruar edhe në
dispozitiv të aktakuzës, dhe në fund do të bindej që të akuzuarit janë përgjegjës për veprat penale
për të cilat akuzohen, kjo Gjykatë i gjen të pabazuar.
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
14 (17)
2022:232836
Fillimisht, Gjykata e Apelit përkitazi me pretendimin e prokurorisë se gjykata e shkallës së parë
po të vlerësonte provat materiale të cilat janë nxjerrë nga masat e fshehta të vëzhgimit dhe
hetimit-përgjimit të telekomunikimeve kjo Gjykatë këtë pretendim e gjen të pabazuara ngase
ashtu si edhe është elaboruar më lartë, duke qenë se provat e marra përmes urdhrit në fjalë, i cili
urdhër është marrë në kundërshtim me dispozitat e kodit të procedurës penale, këto provat
materiale nuk mund të përdoren për të shpallur të akuzuarit fajtor, andaj si të tilla gjykata nuk
mund ti vlerësoj në kontekst të gjendjes faktike si në aktakuzë si pretendon prokuroria, ngase
rrjedh se provat si të tilla janë marrë në kundërshtim me dispozita ligjore dhe si të tilla janë
provat të papranueshme në këtë çështje penale.
Në anën tjetër, gjykata e shkallës së parë për vërtetimin e gjendjes së fakteve në shqyrtim
gjyqësor ka administruar edhe tjera provat personale dhe ato material, dhe atë; dëshminë e
dëshmitarit B.S , B.D , pastaj në vlerësim të dëshmisë së ekspertit financiar H.S , dëshmitares
A.A1, B.B për të cilën gjykata nuk dha ndonjë vlerësim për dëshminë e tij meqenëse nuk kishte
shumë njohuri lidhur me rastin, dhe provës materiale-ekspertizën e përpiluar nga ekspertët H.S
dhe U.S , e që gjykata e shkallë së parë këtë ekspertizë e vlerësoi në drejtim të shkeljeve
procedurale, dëmit dhe përgjegjësisë të tyre, nga të cilat ka vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të
drejtë gjendjen faktike e për të cilën pajtohet dhe kjo gjykatë dhe në këtë drejtim nuk ka mbetura
asnjë fakt vendimtar në mëdyshje andaj, gjykata e shkallës së parë pasi vlerësoi provat të
procedura gjatë shqyrtimit gjyqësor në kuptim të nenit 361 të KPPRK-së, ka ardhur në përfundim
se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar, gjegjësisht
Krim i Organizuar nga neni 274 par.2 të KPPK-së, të ndërlidhura me veprën penale Shpërdorimi
i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të KPPK-së, dhe
Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 236 par.2 lidhur me par.1 nënpar.5 të KPPKsë , dhe në këtë drejtim ka paraqitur konkludimet e veta, të cilat si të drejta objektive dhe të
ligjshme i pranon edhe kjo gjykatë.
Gjykata e shkallës së parë për vërtetimin e gjendjes së fakteve nga provat e administruara si më
lartë, pas analizimit dhe vlerësimit të tyre ka ardhur në përfundim se nuk është provuar se të
akuzuarit kanë kryer veprën penale, të pretenduara si në aktakuzës gjegjësisht të akuzuarit Q.M
, H.D , V.G , Q.S.L , I.R , M.N , H.M , M.K , F.H , D.B.K , A.H , R.M , S.M.Sh , G.K , Sh.Q ,
M.C.Sh , I.F , H.I , B.M , F.O , H.A , S.Xh , Q.L , E.B , A.M , N.S , Z.F , Z.M , N.J të kenë
kryer veprën penale Krim i Organizuar nga neni 274 par.2 të KPPK-së, lidhur me veprën penale
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
15 (17)
2022:232836
Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të KPPK-së,
ndërsa të akuzuarit A.P , Rr.H , F.Z , S.I , N.M , M.A , A.A , A.S , të kenë kryer veprën penale
Krimi i Organizuar nga neni 274 par.2 lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i autorizimeve në
ekonomi nga neni 236 par.2 lidhur me par.1 nënpar.5 të KPPK-së.
Kjo nga fakti se marrë parasysh që provat material të siguruar përmes sms, u shpallën të
papranueshme si të tilla nuk mund të përdoren për vërtetimin e ndonjë fakti, e në mungesë të
provave tjera të propozuara nga Prokuroria, shkeljet e tilla mbetën në nivel të supozimit, e jo të
argumentuara, dhe se këto provat materiale të cilat ndërlidhnin pretendimin e Prokurorisë se
ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit për aktivitetet e prokurimit nën pikën I, II, IV,
V,VI, VIII, X, XII, XIII, XIV, XVII, XVIII, nuk u argumentuan me provat e administruara për
një pretendim të tillë të ngritur nga Prokuroria Speciale.
Ndërsa në raport me të akuzuarit të përfshirë në aktivitetet e prokurimit në pikë III, VII, IX, XI,
XV, XVI, të dispozitivit të akuzës, me provat të ofruara nga PSRK-ja, të cilat nuk janë të
ndërlidhur me sms-ët, për të cilat ekspertët financiar dhënë mendimin për secilin veç e veç, nga
të cilat gjykata pas analizimit dhe vlerësimit të këtyre provave, gjykata ka ardhur në përfundim
se nuk është provuar se në veprime e të akuzuarve fitohen elementet e veprës penale nga neni
339 të KPPK-së, ngase me asnjë provë nuk u vërtetua se në ndonjë formë të kësaj vepre penale
ishte keqpërdorë detyra zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, si përcakton
paragrafi 1 i neni 339 të KPPK-së, ku prokuroria në mënyrë të përgjithësuar pretendon se dëmi
që i është shkaktuar Komunës së Gjilanit dhe buxhetit të Kosovës, e që tejkalon shumë mbi 5000
euro, është përfitim i kundërligjshëm i OE, të cilët kishin përfituar nga shumat e këtyre
kontratave në secilën pikë të dispozitivit të aktakuzës ku të pandehurit e lartcekur varësisht nga
roli i tyre, me pëlqimin e njëri tjetrit kanë kontribuar në këtë aktivitet kriminal, pra PSRK-ja
konsideron se përfitimi i tenderëve i dhënë me kontratë nga AK, është përfitim i kundërligjshëm,
të cilin përfitim e ndërlidh përmes kurdisjes me sms, prova të cilët u shpallë të papranueshme, e
në mungesë të provave tjera në pretendim i tillë për OE, nuk mundi ta argumentoj si përfitim të
kundërligjshëm, në veçanti kur kemi parasysh se OE, si përfitues të tenderëve, tenderët i kanë
përfituar me kontrata të lidhur me AK dhe të njëjtat janë përmbushur. Pra, veprimet inkriminuese
e të akuzuarve, i ndërlidh me komunikimet përmes sms, të cilat janë shpallur provat e
papranueshme, ndërsa në përshkrim faktik ndan disa të akuzuar, për disa tender se me dashje
direkte kanë shpërdorur pozitën e tyre zyrtare, përkatësisht përshkruhen veprimet e të akuzuarit
Q.M , si kryetar i komunës, se i njëjti ka ndërhyrë duke përcaktuar fituesit përmes sms, duke i
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
16 (17)
2022:232836
dhënë konstruksionet të akuzuarës H.D , mirëpo në këtë përshkrim faktik të veprës penale të
krimit të organizuar nuk përmend ndonjë veprim tjetër inkriminuese përpos ndërlidhjes me
komunikime me sms, derisa në fund të përshkrimit faktik të kësaj vepre penale prokuroria
potencon se me veprimet e të akuzuarve i është shkaktuar dëm i buxhetit të Kosovës dhe
Komunës së Gjilanit, ndërkaq në vazhdim të pikave të akuzës për 18 tender, PSRK-ja nuk ka
përfshirë asnjë element të veprës penale nga neni 339 i KPK-së.
Po ashtu gjykata, nga provat e administrua në shqyrtim gjyqësor, ka ardhur në përfundim se nuk
është provuar se në veprime e të akuzuarve, A.P , Rr.H , F.Z , S.I , N.M , M.A , A.A , A.S ,
fitohen elementet e veprës penale Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 236 par.2
lidhur me par.1 nënpar.5 të KPPK-së, ngase për tu kryer kjo vepër penale, kryesi duhet të cenoj
rënd ligjin apo rregullat e afarizmit lidhur me rregullimin, përdorimin apo administrimin e
pasurisë, e që në këtë rast të akuzuarit si personat përgjegjës të operatorëve ekonomik, nuk është
gjetur se kanë përdorur apo administruar pasurinë në cenim të rëndë të ligjit, meqenëse përfitimi
i këtyre OE ishte bërë në vlerësim të aktiviteteve të prokurimit publik dhe të njëjtit ishin shpallur
nga AK si përfitues të ligjshëm dhe se kjo vepër penale fare nuk ka të bëjë me personat përgjegjës
të OE, këtu të akuzuarit, e aq më tepër kur Prokuroria këtë vepër penale e ka cilësuar me nënpar.5
të par.1 të nenit 236 të KPPRK-së duke konsideruar se shuma e tenderëve të prokurimit të fituar
është shumë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga OE, dhe me këtë i është shkaktuar dëm
Komunës së Gjilanit, duke mos i marrë për bazë kontratat e lidhura në mes të AK dhe OE,
kontrata të cilat ishin përmbushur në tërësi, pas parasysh se nga prokuroria nuk është ofruar
ndonjë provë për të vërtetuar mos përmbushjen e kontratave, e në anën tjetër ndonjë nga OE jo
fitues nuk kishte ushtruar ankesë në OSHP.
Andaj, duke pasur parasysh se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejt dhe të plotë nga
provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, edhe kolegj penal i kësaj Gjykate është bindur
se gjykata e shkalles së parë arriti në përfundimin e drejtë, se nga provat e administruara nuk
është provuar përtej dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë
akuzuar, andaj me të drejtë të akuzuarit i ka liruar nga akuza për veprat penale për të cilat janë
akuzuar, e që përkitazi me gjendjen faktike në ankesë Prokuroria, përpos kontestimit të mos
vlerësimit të sms- si provat materiale të cilat janë siguruar përmes urdhëresës të lartcekur, nuk
ka potencuar ndonjë fakt, ose provë e cila nuk është analizuar dhe vlerësuar, gjegjësisht vërtetuar
nga gjykata e shkallës së parë, apo të ketë pretenduar se me cilën provë tjetër, përpos sms-vë, do
Numri i lëndës: 2018:014284
Datë: 30.10.2023
Numri i dokumentit: 04849670
17 (17)
2022:232836
të ishte vërtetuar gjendje tjetër nga ajo si në aktgjykimin e ankimuar të gjykatës së shkallës së
parë.
Nga arsyet e sipër cekura dhe në bazë të nenit 401 të KPPK-së, është vendosur si në dispozitiv
të këtij aktgjykimi.
GJYKATA E APELIT NË KOSOVË
DEPARTAMENTI SPECIAL
APS.nr.44/2022, më datë 15.09.2023
Bashkëpunëtore profesionale, Anëtarët e kolegjit, Kryetari i kolegjit,
Alba Makolli Vaton Durguti Burim Ademi
Bashkim Hyseni