Fundamenti

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në këtë takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione në realizimin e obligimeve të tyre, gjatë mbrojtjes së viktimave të krimit, duke u koordinuar në rritje të bashkëpunimit dhe angazhimit edhe më të madh në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjen e tyre, duke iu ofruar trajtim sa më adekuat, në mënyrë që të mos riviktimizohen.

Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka mbajtur takim në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2023”.

Në këtë takim, i cili është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Arben Kadriu, morën pjesë edhe drejtori rajonal nga Policia e Kosovës në Gjilan z. Agron Rukiqi, zëvendës kryetari nga Gjykata Themelore në Gjilan z. Rilind Sermaxhaj, prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, përfaqësues tjerë nga policia rajonale e Gjilanit, përfaqësues nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, Strehimorja, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Avokati i Popullit, si dhe psikologia klinike nga QKMF në Gjilan.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi kryeprokurori fillimisht theksoi se Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit ka për qëllim sensibilizimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e trajtimit sa më dinjitoz për të drejtat e viktimave të krimit.

Në këtë takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione në realizimin e obligimeve të tyre, gjatë mbrojtjes së viktimave të krimit, duke u koordinuar në rritje të bashkëpunimit dhe angazhimit edhe më të madh në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjen e tyre, duke iu ofruar trajtim sa më adekuat, në mënyrë që të mos riviktimizohen thuhet në njoftimin e zyrës për Komunikim Publik të Prokurorisë Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.