UBT

Mezani: Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani, para ndeshjes kundër Ballkanit, ka theksuar se edhe pse për skuadrën e tij do të jetë një ndeshje e vështirë, ata do të jenë të gatshëm për të marrë maksimumin nga kjo përballje.

“Jemi perballë një ndeshje të vështirë, ashtu siç priten të jenë të gjitha deri në fundin e këtij edicioni. Jemi të gatshëm për të bërë dhe për të marrë maksimumin në ndeshjen e radhës. Pres një ndeshje të luftuar pasi që dy skuadrat kanë objektiva për të arritur”.

Ndër të tjerash ai ka theksuar se ekipi nuk ka arritur të shfaq më të mirën në fushën e lojës, pavarësisht kualitetit që ka, pasi që vazhdojnë të vuajnë dy fazat e para të kampionatit.

FIDANISHTJA

“Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik, pasi që skuadra ka nevojën e rezultateve dhe është normale qe nga dëshira për të arritur fitore ka shpërdoruar raste ashtu siç na ndodhi në ndeshjen e fundit. Gjithsesi ajo është një ndeshje e shkuar dhe ne kemi ndeshje të rëndësishme deri në fundin e kampionatit”. “Dy fazat e para të kampionatit na penalizojnë, pasi që skuadra ka qenë në presionin e rezulteve dhe pavarësisht kualitetit qe ka brenda nuk ka arritur të shfaq dhe të marr atë të cilën e ka kërkuar”.

“Synojmë që në ndeshjet e fundit të gabojmë sa me pak, pasi që çdo pikë është e vlefshme. Detyra jonë është të fitojmë çdo ndeshje të mbetur, jo vetëm Ballkanin, pavarësisht që e respektojmë si skuadër”, ka përfunduar Mezani. Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15:00

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.