RCCOLA

Kuvendi Komunal mbanë mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt, shqyrtohen dhe aprovohen disa vendime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XII-të të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.

Uji Dea

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

  1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.38812/12.12.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
  2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
  3. Propozim-Vendimi Sh.02.Nr.38618, i listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme që planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2023,
  4. Shqyrtimi i draft-rregullores Sh.02. Nr.38478, për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba,
  5. Shqyrtimi i draft-rregullores për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta,
  6. Propozim-vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Kamenicës për vitin 2023,
  7. Informatë për aktivitetin e KKSB-së,
  8. Raporti mbi Planin e Prokurimit të Komunës për vitin 2022,
  9. Të ndryshme.
    Pas hapjes së seancës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës ku u miratua.
    Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash.