United Hospital

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj për gjendjen ekonomike në Kosovë dhe për hendekun gjithnjë e më të madh ndërmjet statistikave zyrtare dhe realitetit që po përjetojnë qytetarët dhe bizneset.

Sipas AKB-së, nëse rritja ekonomike paraqitet vetëm përmes shifrave në raporte, ndërsa qytetarët përballen me rritje të çmimeve, rënie të fuqisë blerëse dhe vështirësi në përballimin e jetesës, atëherë kjo nuk mund të konsiderohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.

“Bizneset kosovare po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të energjisë elektrike, pagave, lëndëve të para, transportit dhe shërbimeve, duke e bërë më të vështirë ruajtjen e konkurrueshmërisë në treg. Në të njëjtën kohë, konsumi i qytetarëve po ngadalësohet, duke reflektuar pasigurinë ekonomike dhe dobësimin e standardit jetësor”, thuhet në reagimin e AKB-së.

AKB vlerëson se zhvillimi ekonomik duhet të matet me mirëqenien e qytetarëve, fuqizimin e sektorit privat, rritjen e eksporteve, investimet produktive dhe hapjen e vendeve të reja të punës, e jo vetëm me tregues statistikorë që nuk reflektohen në jetën e përditshme.

“Raportet e institucioneve ndërkombëtare vazhdojnë ta rendisin Kosovën ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, ndërsa inflacioni dhe kostot e jetesës mbeten ndër shqetësimet kryesore të familjeve dhe komunitetit të biznesit”, thuhet më tutje në reagim.

Uji Dea

Prandaj, AKB kërkon nga institucionet e vendit të fokusohen në politika konkrete ekonomike që mbështesin prodhimin vendor, eksportin, investimet private, uljen e kostove për bizneset dhe rritjen reale të mirëqenies së qytetarëve.

“Ekonomia nuk matet me deklarata politike, por me gjendjen financiare të familjeve dhe me aftësinë e bizneseve për të mbijetuar, investuar dhe krijuar vende pune”, thuhet në reagim.

Këto përfundime u theksuan edhe gjatë vizitës së afaristit të suksesshëm Shiqeri Emrllahu , i cili vepron në Kosovë dhe Austri në sektorët e teknologjisë informative dhe ndërtimit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e falënderoi Emrllahu për vizitën, për kontributin që po jep në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe për bisedën konstruktive, angazhimin dhe besimin e vazhdueshëm si anëtar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.