Fundamenti

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të jashtëzakonshme, miratohet bartja e mjeteve nga të hyrat vetanake

/ 1 minutë lexim
HW

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026.

Propozimin para kuvendarëve e paraqiti drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Milihate Ajeti, e cila njoftoi se vlera e përgjithshme e mjeteve që barten në vitin 2026 është 303,855.75 euro.
Sipas propozimit, nga kjo shumë, 6,776.91 euro janë mjete të pashpenzuara nga viti 2025, ndërsa 297,078.84 euro paraqesin tejkalim të planit të të hyrave vetanake gjatë vitit 2025.

Mjetet e bartura janë planifikuar të shpërndahen në këto kategori: Mallra dhe shërbime – 559.28 euro, si dhe subvencione dhe transfere – 1,230.00 euro. Ndwrsa investime kapitale 302,066.47 euro.

HW

Pjesa më e madhe e mjeteve, në vlerë prej 297,078.84 euro, do të destinohet për projektin “Pjesëmarrja në projekte me donatorë”, ndërsa 4,987.63 euro do të shfrytëzohen për renovimin e ambulantës në Viti.

Pas diskutimeve, Kuvendi Komunal e miratoi me shumicë votash propozim-vendimin për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.