Fundamenti

Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kuvendi Komunal në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa mbajti konsultimin publik për Kornizën Afatmesme (Buxhetore) të Shpenzimeve 2027-2029.

Në takim morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Arditë Dërmaku, Zyrtari Certifikues / Aprovues në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Selami Zylfiu, Zyrtari për Buxhet dhe Financa, Labinot Dërmaku, Drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal dhe të tjerë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, theksoi rëndësinë e Kornizës Afatmesme Buxhetore si dokument që paraqet planifikimet financiare të komunës për tri vitet e ardhshme.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arditë Dërmaku, prezantoi procesin e hartimit dhe miratimit të dokumentit, si dhe limitet buxhetore të përcaktuara nga Ministria e Financave.
Sipas projeksioneve, buxheti i planifikuar për vitin 2027 është 15.3 milionë euro, ndërsa mjetet janë planifikuar për paga, mallra dhe shërbime, subvencione, shpenzime komunale dhe investime kapitale.

FIDANISHTJA

Zyrtari Certifikues/Aprovues, Selami Zylfiu, prezantoi strukturën e dokumentit dhe sqaroi planifikimet buxhetore për periudhën 2027-2029.

U theksua se për vitin 2027 nuk është paraparë asnjë shkurtim i stafit në administratën komunale.
Gjatë konsultimit u diskutua për projeksionet e të hyrave vetanake, subvencionet, grantet për arsim dhe shëndetësi, si dhe mundësitë për krijimin e fondeve rezervë për raste emergjente.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të japin sugjerimet e tyre lidhur me planifikimin buxhetor të komunës.

Konsultimi përfundoi me diskutime konstruktive dhe kontribut të pjesëmarrësve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2027-2029. Të gjitha pyetjet, komentet, sugjerimet dhe kërkesat e paraqitura gjatë konsultimit publik do të përfshihen në raportin përfundimtar të konsultimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.