United Hospital

Zëri i Lagjes së Foniqve – Të mashtruar dhe të harruar!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në Karaçevën e Poshtme, në lagjen tonë të Foniqve, i dhamë besimin Kadri Rahimajt. Erdhëm nga Franca vetëm për ta votuar, me shpresën që më në fund do t’i zgjidhnim problemet tona shumëvjeçare. Çfarë morëm në këmbim? Pa rrugë, pa ujë të pijshëm, pa rrymë! Përkundër kërkesave të përsëritura, kemi marrë vetëm premtime boshe. Rruga që e prishi kompania “Hidromorava” nuk u rregullua kurrë u detyruam vetë ta shtrojmë me beton nga halli thotë i revoltuar Shaban Foniqi.

Shaban Foniqi ndihet i revoltuar dhe i tradhtuar nga Kadri Rahimaj, i cili asnjëherë nuk e ndihmoi dhe përkrahi lagjen e Foniqëve.

Shaban Foniqi i cili jeton në Francë thotë se kryetari Rahimaj po i shtron oborret me asfalt në pjesë të tjera të Karaçevës, aty ku i konvenon vetë.

Mobi Casa

“E neve, që jemi zonë kufitare, na ka lënë në errësirë, në mungesë, në heshtje. Fotografinë e kryetarit e kemi mbajtur në shtëpi, në vend të pritës, si simbol të besimit tonë, por tash ajo foto është vetëm kujtim i një zhgënjimi të madh. Ftojmë të gjitha mediat ta vizitojnë Karaçevën e Poshtme, lagjen e Foniqve, dhe ta shohin nga afër gjendjen e rëndë me rrymën, ujin dhe infrastrukturën. Kryetar Kadri Rahimaj, populli nuk harrohet pas zgjedhjeve! Ne nuk kërkuam luks – kërkuam vetëm të jetojmë me dinjitet: u shpreh i revoltuar Shaban Foniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.