Eko Higjiena

Kamenica pjesë e aktiviteteve për menaxhimin e zjarreve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka marrë pjesë në takimin e katërt të palëve të interesuara në kuadër të projektit “Landscape Fire Management in the Western Balkans (LFMËB)”, i mbajtur në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) në Mitrovicë.

Ky takim mblodhi përfaqësues nga Komuna e Kamenicës dhe Parteshit, zjarrfikës, organizata joqeveritare, media, autoritete lokale dhe studentë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive në fushën e menaxhimit të zjarreve dhe reduktimit të rreziqeve nga fatkeqësitë.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e veprimit të koordinuar lokal, zhvillimin e Planit të Veprimit për Kamenicën dhe Parteshin, përdorimin e të dhënave dhe mjeteve digjitale për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, si dhe rolin e dronëve në monitorimin e peizazheve dhe reagimin e hershëm ndaj zjarreve.

ARKATANA

Përfaqësuesit e njësive të zjarrfikjes nga Kamenica dhe Parteshi ndanë përvojat dhe sfidat e tyre në terren, duke theksuar ndikimin pozitiv të mjeteve dhe metodologjive të promovuara nga projekti LFMËB në planifikimin dhe reagimin ndaj emergjencave.

Një pjesë e veçantë e aktivitetit iu kushtua përfshirjes së të rinjve dhe institucioneve arsimore. U prezantuan rezultatet e trajnimeve të realizuara me nxënës dhe studentë, duke vënë në pah rëndësinë e ngritjes së vetëdijes dhe zhvillimit të kapaciteteve të gjeneratave të reja për përballimin e sfidave mjedisore.

Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit “Landscape Fire Management in the Western Balkans”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me synim forcimin e kapaciteteve lokale, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ngritjen e qëndrueshmërisë ndaj rreziqeve nga zjarret në rajon./rajonipress/