Eko Higjiena

Shaban Foniqi: Për Kurtin po, për Kadri Rahimajn jo – brezi kufitar është lënë pas dore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Banori i Karaçevës së Poshtme, Shaban Foniqi, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qeverisjes së kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke deklaruar se ndihet i zhgënjyer nga mungesa e investimeve në zonën kufitare të Karaçevës.

Sipas tij, familja dhe banorët e lagjes së Foniqve kishin ardhur madje edhe nga Francë për t’i dhënë mbështetje Rahimajt në zgjedhjet e kaluara, me shpresën se problemet infrastrukturore do të merrnin zgjidhje.

“Erdhëm nga Franca vetëm për ta votuar Kadri Rahimajn. Besuam se do të zgjidheshin problemet tona shumëvjeçare, por sot lagjja jonë vazhdon të jetë pa rrugë të rregulluar, me probleme të ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike”, është shprehur Foniqi.

Foniqi ka deklaruar se në zgjedhjet e tanishme mbështetjen e tij do ta japë për Albin Kurtin, ndërsa ka kritikuar Rahimajn për, siç thotë ai, mungesën e vëmendjes ndaj brezit kufitar.

ARKATANA

“Ne nuk kërkuam luks, por kushte minimale për jetë dinjitoze. Brezi kufitar është lënë në harresë, ndërsa premtimet kanë mbetur vetëm fjalë”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Foniqi u ka bërë thirrje mediave që të vizitojnë Karaçevën e Poshtme dhe të shohin nga afër gjendjen infrastrukturore dhe sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj zone.

Ai thekson se qytetarët nuk duhet të harrohen pas përfundimit të proceseve zgjedhore dhe se institucionet duhet të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha pjesët e komunës./rajonipress/