Mobi Casa

Kamenica nis procesin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit, apel për kujdes nga qytetarët dhe bletarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka njoftuar se nga mbrëmja e sotme do të fillojë procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), një ndërhyrje e planifikuar me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve mjedisore.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti do të nisë nga ora 20:00, fillimisht në qytetin e Kamenicës dhe në fshatin Berivojcë, ndërsa në ditët në vijim do të shtrihet edhe në lokalitetet e tjera të komunës.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë zhvillimit të procesit të tregojnë kujdes të shtuar, duke mbajtur të mbyllura dyert dhe dritaret e objekteve të banimit në orët e mbrëmjes kur do të realizohen trajtimet.

FIDANISHTJA

Një apel i veçantë u është drejtuar edhe bletarëve, të cilëve u kërkohet që gjatë ditës së sotme dhe nesër në mbrëmje t’i mbajnë të mbyllura kosheret e bletëve deri në përfundimin e procesit, me qëllim të mbrojtjes së tyre nga efektet e mundshme të preparateve që do të përdoren.

Komuna thekson se procesi do të zhvillohet sipas standardeve të parapara dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.