UBT

Kurrë mos i harroni krimet serbe që ndodhën në Gjilan

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Edhe pas hyrjes së forcave të NATO-së në Gjilan në mënyra të ndryshme janë vrarë 15 persona. Nga statistikat zyrtare që posedon arkiva e Gjilanit shihet se në Gjilan dhe rrethinë janë vrarë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj 147 persona, prej tyre 25 janë femra. Gjithashtu sipas këtij raporti janë plagosur 75 persona, katër persona llogariten të zhdukur. Sipas raportit mbi pasojat e luftës në Gjilan të hartuar nga Këshilli Komunal i Qeverisë së Përkohshme në Gjilan forcat serbe kanë djegur tërësisht 950 shtëpi, pjesërisht 452. Rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur.

Në rajonin e Anamoravës sipas shënimeve që janë grumbulluar dhe mbledhur pas luftës janë vrarë 116 persona të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të gjitha këto vrasje që në mënyrë të organizuar janë kryer nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare ushtarake serbe shënojnë datat dhe periudhat e ndryshme, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1999 e deri më 20 qershor 1999. Çfarë ndodhi saktësisht më 27 e 28 mars 1999. Kush u vra në qytetin e Gjilanit më 28 mars 1999. Pse vrasja e Meleke Xhelal Rashitit më 28 mars 1999 pati tronditur tërë qytetin.

Lufta e fundit në Kosovë ka shënuar përmasat e një tragjedie e cila la mijëra të vdekur, qindra të plagosur si dhe shumë gra e vajza të dhunuara. Gjeneratat e reja në asnjë moment nuk duhet t`i harrojnë krimet serbe që ndodhën në Gjilan, dhe në fshatrat Llashticë, Zhegër, Lladovë, Nasal, Pidiq, Shurdhan, Cërrnicë, MIresh, Malishevë, Uglar, Vërbicë e Zhegovc, Bresalc, Përlepnicë, Llovcë, Pograxhë, Maxhere, Kokaj, Sllubicë, etj.

Në rajonin e Anamoravës sipas shënimeve që janë grumbulluar dhe mbledhur pas luftës janë vrarë 116 persona të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të gjitha këto vrasje që në mënyrë të organizuar janë kryer nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare ushtarake serbe shënojnë datat dhe periudhat e ndryshme, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1999 e deri më 20 qershor 1999, raporton rajonipress.

Tashmë dihet saktësisht se vrasjet, pushkatimet, dhunimet, plagosjet, plaçkitjet, zhdukja e gjurmëve është bërë nën dijeninë dhe përcjelljen e aparatit shtetëror serb, i cili ndihmohej nga forcat ushtarake që vinin nga Vranja, Leskoci dhe Nishi.

Edhe pas hyrjes së forcave të NATO-së në Gjilan në mënyra të ndryshme janë vrarë 15 persona. Nga statistikat zyrtare që posedon arkiva e Gjilanit shihet se në Gjilan dhe rrethinë janë vrarë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj 147 persona, prej tyre 25 janë femra.

Gjithashtu sipas këtij raporti janë plagosur 75 persona, katër persona llogariten të zhdukur. Sipas raportit mbi pasojat e luftës në Gjilan të hartuar nga Këshilli Komunal i Qeverisë së Përkohshme në Gjilan forcat serbe kanë djegur tërësisht 950 shtëpi, pjesërisht 452. Rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur.

Në Zhegër janë djegur 393 shtëpi kurse në Përlepnicë 123 shtëpi. Pasojat e luftës të shkaktuara në dëmet e ekonomisë familjare kapin shifrën e 177 milion e 201 mijë marka gjermane.

Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del se ushtria serbe e ndihmuar nga paramilitarët serb dhe policia kanë vrarë në mënyrë të organizuar fëmijë, nxënës, studentë, bujq, imamë, shurdhmemecë, rojtarë, zjarrfikës, profesorë, drejtor shkolle, minatorë, taksistë, amvise, juristë të diplomuar, inxhinierë, kamerierë etj.
Nga të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga tereni duke intervistuar dëshmitarë, familjar të viktimave, persona aktiv gjatë asaj kohe del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Sipas shënimeve të nxjerrura nga komisionet përkatëse që janë marrë me lokalitetet e të vrarëve shihet se të gjithë të vrarët në tërë territorin e Komunës së Gjilanit kanë jetuar në 31 lokalitete.

Hidromorava

Realisht si masakra më e rëndë llogaritet ajo në Llashticë , Zhegër, Llovcë, Zhegovc dhe Lladovë.

Serbët e dyshuar kanë emra dhe dosje të kompletuar (vrasjet në qytet)

Do të ishte e pafalshme për gjeneratat e reja dhe për hetuesit vendor dhe ndërkombëtar që të heshtin para dosjeve që ka kompletuar Komisioni për krime lufte në Gjilan i përbërë nga Xhelil Pajaziti, Shemsedin Piraj, Ismet Ukshini, Ram Biqkaj, Shabi Isufi dhe Masar Morina. Ky komision ka përgatitur një kallëzim penal ndaj disa serbëve të dyshuar gjatë periudhës mars qershor 1999.

Ka mjaft emra të njohur dhe ka mjaft dëshmi të prezantuara në këtë dokumentacion, por edhe pse i dorëzuar dhe i protokolluar në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan kurrë asnjë hetim apo asnjë ndjekje penale ndaj atyre serbëve nuk është zhvilluar.

Në kallëzimin penal ndodhet dëshmia e Rexhep Aliut nga Gjilani dhe Sylejman Selishta nga Gjilani.

Ata kanë dëshmuar se kanë parë me sytë e tyre Serxhan Vlladën nga Gjilani derisa në muajin qershor 1999 ai po kryente vrasjet në fshatrat e Gjilanit. Vllada akuzohet për vrasje të shqiptarëve, plagosje të rëndë, ndezje të shtëpive, lokaleve afariste , ndezje të shtëpive, ndezja e automjeteve etj.

Kallëzimi penal për vrasje, plagosje është ushtruar edhe ndaj Boban Volisllavit, Zoran Dobrivojes, Dejan Markoviqit.

Vrasja e Meleke Rashitit në Gjilan

Edhe në qytet në Gjilan ka pasur vrasje individuale nga ana e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Vrasja e Meleke Xhelal Rashitit më 28 mars 1999 pati tronditur tërë qytetin.

Sipas deklaratës së babait të saj Xhelal Rashitit (1960) Melekja e moshës 15 vjeçare ( e mitur) është vrarë në mbrëmje diku rreth orës 21 e 45 minuta. “Vajza ime është qëlluar me pesë plumba në trup nga katër persona të uniformuar-paramilitarë. Ajo është goditur në anën e djathtë të abdomenit dhe krahut. Kam dëgjuar më vonë se në vrasjen e vajzës sime kanë marrë pjesë një serb i quajtur me emrin “Zara” dhe Nenadi”. Nga plagët e marra dhe nga mos kujdesi mjekësor për shkak se spitali kontrollohej nga ushtria dhe policia Meleke Rashiti pas tri orëve vdes në shtëpinë e saj për tu varrosur të nesërmen”./rajonipress/