ARKATANA

Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri shkaktojnë dëme në Zhegër, banorët alarmojnë për rrezikun nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër që përfshinë të martën fshatin Zhegër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, ndërsa në disa lagje situata u bë shqetësuese edhe për sigurinë e banorëve për shkak të daljes së ujit në sipërfaqe dhe vërshimeve lokale.

Sipas banorëve, sasia e madhe e ujit nuk është përballuar nga infrastruktura ekzistuese e kanalizimit dhe kullimit, duke bërë që uji të depërtojë në rrugë, oborre dhe zona të banuara. Dëme janë raportuar edhe në kultura të ndryshme bujqësore, ku breshëri dhe reshjet intensive kanë goditur parcelat e mbjella, duke rrezikuar prodhimet e këtij sezoni.

Banori i Zhegrës, Fatgzim Ajvazi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krijuar, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet komunale.

Sipas tij, një nga problemet kryesore lidhet me kapacitetin e pamjaftueshëm të gypave të ujërave atmosferike, të cilët nuk arrijnë të përballojnë sasitë e mëdha të reshjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të rrezikojë familjet që jetojnë në zonat më të ekspozuara.

FIDANISHTJA

“Komuna e Gjilanit duhet të ndërhyjë urgjentisht për të evituar gabimet që janë bërë gjatë realizimit të këtyre punimeve. Nëse nuk merren masa, në të ardhmen mund të përballemi me pasoja edhe më të mëdha, jo vetëm materiale por edhe me rrezik për jetën e banorëve”, ka deklaruar Ajvazi.

Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që reshjet intensive nxjerrin në pah problemet infrastrukturore, duke kërkuar një zgjidhje afatgjatë për sistemin e drenazhimit dhe kanalizimit të ujërave atmosferike.

Ata apelojnë që institucionet komunale dhe organet përgjegjëse të dalin në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në bujqësi dhe për të ndërmarrë masa konkrete që do të parandalonin përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, pas reshjeve të fundit, shumë familje në Zhegër mbeten të shqetësuara se çdo stuhi e re mund të sjellë rreziqe të ngjashme, nëse problemet e evidentuara nuk adresohen me urgjencë nga institucionet kompetente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.