UBT

Lutfi Haziri nga sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”: Gjilani u bashkua masivisht për Republikën, LDK-në dhe rikthimin e dinjitetit të Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha! Sepse dashnia për qytetin tonë dhe Republikën, është më e madhe se urrejtja e rivalëve ndaj nesh. Ne e duam Gjilanin e Republikën, në veçanti, në emër të sakrificës së gjeneratave të kryengritësve dhe të gjitha familjeve që i kanë ndarë shtëpitë e magjet dhe kanë dhënë djemtë dhe vajzat më të mira të vendit ka shkruar Lutfi Haziri.

Sot, jemi bërë bashkë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, për të manifestuar e falënderuar njerëzit, aktivistët, veteranët, veprimtarët e mërgimtarët.

Edhe kolosët e kësaj nahie, Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, janë bashkuar në dallime, sikur ne sot që jemi bërë bashkë në dallimet tona.

Për ne, angazhimi është mision, politika është detyrë dhe fjalë e mbajtur.
Sot jemi bashkuar në këtë shesh sepse nuk kemi më shumë vend në Gjilan. Gjilani s’ka Stadium, s’ka Autostradë, s’ka Impiant, madje s’ka më as ndërtesë të Komunës. Kemi mbetur në këtë gropë politike për inate. Të përjashtuar krejtësisht nga investimet.

Uji Dea

Mos lejo që të përjashtohesh edhe më tutje, mos prano të jetosh pa asgjë sepse ai buxhet është i Republikës së Kosovës. Dil e voto më 7 qershor për LDK-në me numër 113.

Prandaj, bashkë me Vjosën e Lumirin dhe listën fituese nga qyteti ynë, me këto autoritete të respektuara, me integritet të lartë moral e dinjitet njerëzor, zotohemi bashkë se Gjilanit, si kryeqendra e Anamoravës, do t’ia kthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!

Ju falënderoj prej fundit të zemrës për këtë mbështetje masive. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

LDK, besë e shpresë për Gjilanin, Anamoravën dhe mbarë Kosovën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.