Hidromorava

Pensionohet Dr. Ajhane Gashi Sefiu, një ndër emrat më të spikatur të mikrobiologjisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Pas më shumë se tri dekadash shërbim në sistemin shëndetësor, është pensionuar Dr. Ajhane Gashi Sefiu, specialiste e mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, një nga figurat më të respektuara profesionale në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Në historinë e shëndetësisë së Anamoravës, emri i Dr. Ajhane Gashi Sefiu qëndron si një ndër figurat pionere që i dhanë formë dhe dinjitet profesionit të mjekut në kohë sfiduese. Si njëra ndër gratë e para mjeke në këtë rajon, ajo ndërtoi një autoritet të padiskutueshëm në fushën e mikrobiologjisë, duke u shquar për dijen e thellë, përkushtimin e palëkundur dhe rolin e saj kyç në mbrojtjen e shëndetit publik.

Për dekada me radhë, ajo nuk ishte vetëm një profesioniste e nivelit të lartë, por edhe një referencë e sigurt për kolegët dhe institucionet, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në zhvillimin e praktikës laboratorike dhe diagnostikimit në rajon.

E lindur në Gjilan në vitin 1961, ajo përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1988, për të vijuar më tej specializimin në qendrat universitare në Nish dhe Beograd, ku u profilizua në fushën e mikrobiologjisë me parazitologji.

Karriera e saj profesionale u shqua për përkushtim të vazhdueshëm në mbrojtjen e shëndetit publik. Që nga qershori i vitit 1999, Dr. Sefiu kontribuoi si mikrobiologe dhe udhëheqëse e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, duke luajtur rol kyç në diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve infektive në rajon.

HW

Gjatë 31 viteve të punës së saj, ajo u dallua për profesionalizëm, përgjegjësi dhe integritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve shëndetësore dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale.

Me rastin e pensionimit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e kanë vlerësuar kontributin e saj si të çmuar dhe të pazëvendësueshëm, duke e cilësuar si një figurë që la gjurmë të qëndrueshme në shëndetësinë publike.

Përmbyllja e këtij kapitulli profesional shënon fillimin e një etape të re në jetën e saj, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.