Uji Dea

Ismajli: Mbështetja juaj tregon qartë se qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Jemi bashkë në takimin e rradhës me familjarët dhe përkrahësit e Rijad Elezit, kandidatit tonë për Asamble Komunale me numër 10 në listën tonë fituese. Ishte një takim i ngrohtë, përplot vullnet, me biseda të hapura dhe ide për të ardhmen e projektit të Gjilanit të ri ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Shumë prej tyre ndanë shqetësimet, por, edhe shpresën dhe besimin se ndryshimi po vjen dhe se Rijadi është njeriu i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët tanë.

Rijadi ka treguar gjithmonë përkushtim, vizion dhe përgjegjësi.

Ai është njeri që punon me ndershmëri dhe i afërt me qytetarët, duke u përpjekur të zgjidhë problemet dhe të sjellë projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve.

FIDANISHTJA

Mbështetja juaj tregon qartë se qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin.

Faleminderit nga zemra për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për vullnetin që sollët.

Me ju dhe me Rijad Elezin, po ndërtojmë një Asamble Komunale të fortë, shumë të përgjegjshme dhe pranë qytetarëve.

Ky është momenti i secilit prej nesh për të kontribuar në ndryshimin e madh që po vjen në qytetin tonë.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.