Kozniku, si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-futbollisti i Prishtinës ishte nisur më 1990 me aeroplan për në Split ku e priste klubi i ri, Hajduk Split, por aeroplani kishte ateruar dhunshëm në një livadh në Kralevë të Serbisë.

Ardian Kozniku, njëri ndër lojtarët më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, besnik i ndeshjeve të pakta të përfaqësueses së Kosovës sa herë që është thirrur në një intervistë për mediat kroate ka kujtuar një rast të veçantë në jetën e tij.

Kozniku më 1990 kishte arritur marrëveshje me Hajdukun e Splitit, i cili kishte dërguar në Prishtinë me drejtorin, Jurica Jerkoviq edhe një aeroplan të vogël të tipit Cesna.

Intervista e tij vjen një ditë pasi që futbollistët e Dinamo Zagrebit u detyruan të bëjnë një ulje të dhunshme në Lubjanë.

“Nëse e pyesni Ardian Koznikun, për problemet e futbollistëve të Dinamos me aeroplan kur po udhëtonin drejt Bullgarisë, kjo është një lojë fëmijësh. Ish-futbollisti i Hajdukut dhe Dinamos ende nuk e ka harruar udhëtimin e tij dramatik më 1990 nga Prishtina në Split”, shkruan 24sata.

“Ish-drejtori sportiv i hajdukut, Jurica Jerkoviq udhëtoi me një Cessna për Koznikun, që ta sillte në Split për nënshkrimin e kontratës. Gjatë kthimit piloti, Matko Raos kishte probleme me motin e rënduar dhe u detyrua të ateronte aeroplanin në një livadh në Kralevë. Aeroplani ishte rrotulluar, kurse bashkë me pilotin ishin lënduar edhe Kozniku e Jerkoviq”.

Fundamenti

“Pasi që jemi nisur, mori ishte rënduar dhe piloti e humbi komunikimin me bazën, prandaj bëri ulje të detyrueshme”, kujtonte Kozniku.

Për shkak se aeroplani, Cesna është i vogël dhe pa kabinë, Kozniku e Jerkoviq kanë përjetuar të gjitha momentet dramatike me pilotin.

“Nuk ishte e lehtë, e dinim se në afërsi nuk kishte aeroplan. Piloti për një orë sillej duke kërkuar një tokë të rrafshët dhe në fund gjeti një livadh. Frikësoheshim, por panika e vërtetë filloi vetëm kur kemi kemi goditur tokën, kemi goditur tokën dhe kemi fluturuar 20-30 metra e pastaj kemi ateruar me hundën e aeroplanit dhe jemi rrotulluar… Ndjenjë e rëndë! Mendova se kishte e jona. Ashtu edhe dot të ndodhte sikur, Matko të mos kishte aftësitë e tij dhe të mos kishim ndihmën e zotit”, tha Kozniku.

Megjithatë, si transmeton sporti1, në ndihmë iu kishin dalur edhe fshatarët. “Na kanë sjellur ujë dhe sheqer për të marr veten, por ishte e dyshimte pse ishim aty. Mbani mend ishte viti 1990, lufta ishte afër dhe nuk ishte e lehtë. Për fat njëri prej tyre e ka njohur legjendën e Hajdukut, Jerkoviq dhe ka thirrur shpejt policinë e ndihmën e parë”, kujtoi sulmuesi nga Gjakova.

Në Split ndërkohë po organizohej një pritje, ku Ardianin po e prisnin tifozët dhe kamerat.

“Kur nuk jemi lajmëruar, filloi panika. Nuk kishte telefona celular, nuk arritëm të lajmërohemi, ndërsa as kontrolli nuk dinte se çfarë ka ndodhur me ne. Vetëm në lajmë e kishin marr vesh të vërtetën”, tha Kozniku, i cili sërish ishte kthyer në Prishtinë të nesërmen. “Udhëtuam pastaj nga Beogradi. Nuk e kisha lehtë, por avioni ishte i madh dhe ndjehesha më i sigurt”, tha ai.