RCCOLA

Kjo është Kosova

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kosovarët filluar kremtet për 6-vjetorin e shtetit të Kosovës. Pavarësisht kësaj, kosovarët vazhdojnë të jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike e sociale. Të gjitha raportet dhe analizat e bëra, nga organizata vendore e ndërkombëtare, flasin për këtë.

Rritje ekonomike e ulët, deficit tregtar, mos tërheqje e investimeve serioze nga jashtë, nivel i lartë i papunësisë dhe varfërisë, e kanë përcjellë Kosovën gjatë këtyre gjashtë viteve që nga pavarësia e saj.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet me probleme strukturore, që reflektohen në bilanc tregtar negativ, si rezultat i nivelit të lartë të importeve kundrejt eksporteve.

Gjatë këtyre viteve, vendi ka dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja serioze. Njohës të çështjeve ekonomike pohojnë se institucionet përgjegjëse kanë dështuar tërësisht në këtë aspekt. E, si pengesë kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja, shihet shkalla e lartë të korrupsionit, e cila tashmë është e pranishme pothuajse në të gjitha institucionet e vendit, e të cilat janë të thirrura ta luftojnë atë.

Tërë kësaj gjendjeje i ka kontribuuar dhe procesi i privatizimit, i cili shihet si një proces i dështuar, i cili veçse ka rritur armatën e të papunëve në vend.

Një vend i varfër si Kosova, ku mbi 31 për qind janë të papunë dhe ku mbi 45 për qind jetojnë në varfëri, përballen edhe me çmime të cilat janë të ngjashme – apo dhe me të larta – se në vendet të cilat kanë një standard shumë më të lartë.

Edhe numri i rasteve sociale është mjaftë i madh. Sipas një raport të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndihmat sociale për një familje mund të jenë nga 40 euro – që është minimalja – deri në 80 euro apo 120 euro për familje. Në vitin 2009, sipas këtij raporti, ndihma sociale për një familje është rritur për 5 euro më shumë.

Në raport thuhet se deri në janar të vitit 2014, ndihmë asociale kanë shfrytëzuar rreth 30.296 familje me 125.658 anëtarë. Nga numri i përgjithshëm i familjeve, 78 për qind janë shqiptarë, ndërsa 22 për qind përbëjnë familjet jo shqiptare.

Uji Dea

Përkundër kësaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale shprehet për një gjendje të përmirësuar. Ata thonë që në vitin 2008 kanë qenë 37.500 familje që kanë shfrytëzuar të drejtën për skemë sociale, ndërsa në vitin 2014 janë 30.616 familje të tilla.

Në gjendje të rëndë gjenden dhe pensionistët, të cilët vazhdojnë t’i marrin nga 111 euro pension, e shumë nga ta edhe më pak, rreth 60 euro.

Shkalla e papunësisë në vitin 2013, sipas statistikave, ka qenë diku rreth 31 për qind, përderisa varfëria e përgjithshme është 29.7 për qind. 10.2 për qind e kosovarëve vazhdojnë të jetojnë në varfëri ekstreme.

Pagat mesatare për një kosovarë, sipas këtij raport sillet në neto prej 300-400 euro.

Kosovarët, pavarësisht një jete jo të dinjitetshme gjatë këtyre viteve, kanë pasur telashe edhe me faturat e ujit dhe rrymës, sidomos në dy vitet e fundit. Çmimi i rrymës është rritur, përderisa faturat për kosovarët ishin rritur dyfish më shumë.

Kosovarët kanë vazhduar gjithashtu të paguajnë faturat e nxehjes qendrore dhe ujësjellësit edhe pse në shumicën e kohës të dy kompanitë nuk kishin arritur të ofronin shërbime.

Buxheti i Kosovës ka pasur ngritje të lehta gjatë këtyre gjashtë viteve të shtetësisë. Aktualisht buxheti i vendit është diku mbi 1.5 miliard euro. /KP/Telegrafi/