ARKATANA

Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta në trajtimin e mirëqenies së qytetarëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar për Ekonomia Online se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe ka dëmtuar raportet me faktorin ndërkombëtar.

Tahiri thotë se për fajin e Qeverisë, qytetarët janë më të varfër dhe ballafaqohen me probleme seroze. Theks të veçantë i jep mungesës së mirëqenies së qytetarëve.

Tahiri ka përmendur pagat e ulëta, çmimet e larta e mungesën e sigurimeve shëndetësore.“Problemi themelor i kësaj qeverie në këto tri vite ka qenë defokusimi total i problemeve që ndërlidhen me politikat e brendshme. Kosova është sot më e varfër, Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze që lidhen me mirëqenien e qytetarëve. Pensionet janë të njëjta, pagat janë të njëjta, kushtet veçse janë vështirësuar, ndërsa çmimet janë rritë në çdo aspekt. Në rrafshin e brendshëm ka një dështim total të menaxhimit të politikave të brendshme. Paramendo për tri vjet nuk kanë arritur me sjell një ligj që kanë pas kauzë, ligjin për sigurime shëndetësore. Është vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova vazhdon të jetë në sanksionet e Bashkimit Evropian. Në rrafshin e marrëdhënieve bilaterale me Amerikën kurrë s’kanë qenë më të dobëta, përderisa ardhmëria jonë po shihet që është pikëpyetje, po shihet edhe vetë qasja e qeverisë që e kanë raport me Këshillin e Evropës”.

Uji Dea

Tahiri ka fajësuar pushtetin edhe për migrimin e të rinjve, ndërsa thotë se Kosova rrezikohet nga ekzistenca e njerëzve për shkak të mungesës së perspektivës.

“Kjo qeveri është Qeveria më e dobët në trajtimin e mirëqenieve qytetarëve. Pra qytetari Kosovës është më i varfër me më pak shpresë dhe kurrë s’ka qenë migrimi i të rinjve nga Kosova për vendet perëndimore më shumë se tash. Është ka rrezikohet do të thotë më të madhe ekzistenca e njerëzve në Kosovë për shkak të mungesës së perspektivës dhe shpresës”, u shpreh Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.