ARKATANA

Lekaj: Qeveria nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të Aleancës për vitin 2024

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për injorimin që i ka bërë kërkesave të partive opozitare dhe agjensioneve të pavaruara në projekt-buxhetin e vitit 2024.

“Kjo qeveri është qeveri e injorimit, e mashtrimit dhe jo në interes të qytetarëve por në interes të klaneve të caktuara dhe që nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të cilat janë të domosdoshme për zhvillim ekonomik”, u shpreh deputeti Lekaj.

Lekaj tregoi se deputetët e shumicës nuk i kanë dhënë përkrahje asnjë amandamenti të propozuar nga deputetët e Aleancës.

“Nuk është përfillur asnjë kërkesë e Aleancës, amandamentet e propozuara nga grupi jonë parlamentar. Nuk është përfillur asnjë kërkesë e agjensioneve të pavarura dhe institucioneve tjera. Kjo qeveri ka projektuar buxhet për klanet e veta. Qeveri që asnjë kërkesë nuk e ka përmbushur të asnjë organizate buxhetore”, tha Lekaj.

ARKATANA

“Komisioni për Buxhet duke mos e përfillur kërkesën e Aleancës për ngritjen e koeficientit, i dha një goditje secilit zyrtar të administratës shtetërore, duke përfshirë Policinë e Kosovës. Mos buxhetimi i rrugës Gjakovë-Dollc, e diskriminoi edhe njëherë Gjakovën. Mos marrja në konsideratë e pjesëmarrjes buxhetore për pensionistët, e goditi një kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë, dhe mos miratimi i buxhetit shtesë për hulumtim shkencor e tregon logjikën mashtruese të kësaj qeverie”, shtoi Lekaj.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se në projekt-buxhetin për vitin 2024, në 22 komuna të Kosovës nuk është përfshirë asnjë projekt i ri. Ai theksoi se të gjitha kërkesat e komunave janë injoruar nga Qeveria.

“Ky pushtet e ka kthyer buxhetin e Kosovës në buxhet i cili është në shërbim të Vetëvendosjes. Këtij pushteti i duhet opozita vetëm kur i ngushtohet situata në veri apo kur i duhen votat për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.