Fundamenti

Ibrahim Uruqi – Hushi ishte dritë e lirisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kalojnë vitet, kalojnë edhe shekujt, e kujtimi për dëshmorët e kombit mbetet i freskët në kujtesën tonë historike. Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë, ndërsa dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martirë. Ibrahim Uruqi ishte ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart deri në piedestalin e vetë flijimit.

“Hushi” lundroi mbi detin e gjakut të flijuar për liri, ai jetoi e luftoi për popullin që aq shumë e deshti sa që i’a fali jetën këtij populli liridashës.
Ibrahim Uruqi ra për të mos vdekur kurrë në Betejen e Marecit, ku gjaku i tij ka një emër që quhet liri. Ishte ditë e kobshme e 21 prillit të vitit 1999, në lagjen e Bullovitve ku ra në altarin e lirisë, duke luftuar si luan përballë armikut serb për ta shfarosur armikun shekullorë, që brezat e ardhshëm ta gëzojnë lirinë, të cilën e pritëm me shekuj të tërë.

Hidromorava

Ibrahim Uruqi-Hushi, ishte një kolos i lirisë, ai në asnjë moment nuk iu nënshtrua pushtuesit serb edhe atëherë kur e kishin burgosur, ishte betuar se jetën e tij do t’ja falë vetëm lirisë, se më e ëmbël se liria për të nuk kishte. Ibrahim Uruqi pas vete la bashkëshorten, vajzën Albulenën dhe djalin Endritin, i cili ndihet krenar me babin e tij. “Jam krenar që babai im një jetë i’a ka kushtuar idealit shekullor për ta mposhtur armikun e përbetuar Serbinë. Jam krenar me babën tim dhe me të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën jetë për lirinë e Kosovës”.

Sot me krenari e dinjitet, shkolla fillore në fshatin Bresalc mban emrin e të pavdekshmit, dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi-Hushi./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.