Fundamenti

Nis të asfaltohet rruga Pogragjë – Dobërqan, ishte tenderuar qysh në vitin 2019

/ 2 minuta lexim
ZN

Gjilan – Rruga Pograxhë – Dobërqan ka nisur të asfaltohet nga kompania ELBAU ndërsa punët e vrazhda janë kryer nga “Bejta Comerc”. Edon Shkodra mbikëqyrës i kompanisë “Elbau” tha se rruga është e gjatë 3470 metra ndërsa asfaltimi pritet të kryhet brenda dy ditësh.

Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe strategjike sepse lidh disa fshatra kufitare të Gjilanit, me Kamenicën dhe Kosovën Lindore.

Pas shumë zvarritjeve nga Qeveria Kurti, rruga Pograxhë – Dobërqan që ishte hyrë si projekt strategjik nga ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe i mbështetur maksimalisht nga Rexhep Kadriu atë kohë zv.ministër tashmë ka nisur të asfaltohet nga kompania ELBA-u.

Edon Shkodra, mbikëqyrës i kompanisë “Elbau” tha se rruga është e gjatë 3470 metra dhe brenda dy ditësh besoj të përfundojmë me asfaltimin.

“Jemi të kënaqur me dinamikën e punimeve sepse kemi ecur sipas planit të paraparë me projektin e kësaj rruge” tha Shkodra.

Fundamenti

Sipas asaj që dihet deri tani, Komuna e Gjilanit ka qenë vetëm tenderues sepse mjetet janë të Qeverisë kurse Hysen Durmishi kishte thënë më herët për rajonipress se për vitin 2024 i kemi paraparë 320 mijë euro, për ta përmbyllur këtë projekt.

Ndryshe, rruga Pogragjë – Dobërqan kishte hyrë si projekt me strategji kufitare në kohën e Ramush Haradinajt, ndërsa ishte nisur për tu ndërtuar në vitin 2022 dhe më vonë janë ndërprerë të gjitha investimet me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.

Ishte Rexhep Kadriu atë kohë zv.ministër, i cili është angazhuar maksimalisht që fshatrat e brezit kufitar të përfitojnë projekte në infrastrukturë nga Qeveria.

Rruga Pogragjë – Dobërqan ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre dy fshatrave, por edhe për fshatrat Llovcë, Bilinicë, Kokaj, Sllubicë të cilat mund ta shfrytëzojnë këtë arterie për të shkuar në Kamenicë e Bujanoc./rajonipress/