Pafytyrësia e Komunës së Gjilanit

Gjilan – Udhëheqja komunale dhe ajo e Shërbimeve Publike u treguan do të thosha të pafytyrë, aspak nuk treguan dhimbje, respekt apo solidaritet me rastin e vdekjes të ingjinierës së dalluar Drita Bajrami – Kajtazi!
Përse them kështu! Nuk e panë të arsyeshme të mbajnë së pakut një mbledhje komemoracioni, një telegram ngushëllues, apo një fjalë rasti në varrimin e punëtores më të dalluar të komunës ingjinierës Drita Bajrami – Kajtazi.
Sikur të mos kishin patur aspak dhimbje apo të mos kishte ekzistuar fare! Këto fjalë po i shkruaj nga mllefi e kurrsesi për inatë të komunës! Anashkalimi i këtillë i ceremonisë mortore për ingjinierën Drita që punoi një kohë të gjatë në gjirin e saj lë të kuptohet se mos ndoshta nuk paska qenë një militante e tyre apo ju paskan gëzuar rastit mortorë të Dritës!
Është më tepër se marrëzi, hipokrizi apo çmenduri nga komuna!
Një fjalë kalimthi e Kryetarit të Komunës në facebouk dhe asgjë tjetër!
Të gjithë njerëzit që e njohën Dritën atë ditë ishin me lot në sy! Çdo kush pati dhimbje të madhe për Dritën!
Edhe zogjtë e malit nuk cicëronin! Heshtje, mërzi, pikëllim dhe vetëm dhimbje dhimbje dhimbje!/nijazimusmurati/rajonipress