A po shndërrohet Ura e Badovcit për qytetarët e Anamoravës në legjendë – gojëdhënë

Gjilan – Qytetarët e Anamoravës çdo ditë e më shumë po zhgënjehen në qasjen e Qeverisë ndaj një problemi periferik siç është rregullimi i Urës së Badovcit. Tashmë për qytetarët e Anamoravës kjo urë është shndërruar në legjendë ose gojëdhënë duke qarkulluar lloj lloj teorie, duke mos e kuptuar arsyetimin e ministrisë se duhet të pritet derisa të bije niveli i ujit për të nisur me ndërtimin e urës.
Qytetarët e Anamoravës kurrsesi të binden se Ura e Badovcit, as pas kaq muajsh nuk ka nisur së ndërtuari.
Një urë që ska më shumë se 40 metra po del të shndërrohet për anamoravasit në legjendë ose gojëdhënë.
Mirsadi mërgimtar nga Gjermania thotë se është i zhgënjyer që ura ka mbetur ende si skelet dhe e pambaruar.
“Kjo urë në Gjermani ndërtohet për 10 ditë aspak më shumë sepse unë punojë në kantier ndërtimi të urave dhe aspak nuk paraqet problem uji” u shpreh ai.
Momini qytetar nga Gjilani vozitës mendon se kjo urë ka nisur të humb durimin tek qytetarët.
“Nuk ka as opozitë e as deputet Anamorava që munden ose dijnë të reagojnë atje ku duhet se ndryshe kjo urë moti ish harrue. Anamorava ka mbetur jetime dhe e pa krah sepse ska njerëz të saj, as në Qeveri e as në Ministri” thotë Momini./rajonipress/